LAJMI I FUNDIT:

Ligji për PSP-në pritet të votohet në muajin shtator

Ligji për PSP-në pritet të votohet në muajin shtator

Bisedimet për ligjin e PSP-së mes pushtetit dhe opozitës sipas zëvendës ministrit të drejtësisë Oliver Ristevski, për momentin janë në pauzë, por do të riaktivizohen së shpejti. Pushteti pret që më së voni deri në shtator, ligji të votohet, dhe kështu edhe Prokuroria Speciale të mund të vazhdojë të ngrejë akuza lidhur me hetimet e lëna peng tashmë një kohë të gjatë.

I pyetur nëse bisedimet po shtyhen qëllimisht deri kah shtatori që ti skadojë mandati Katica Janevës dhe të pamundësohet vazhdimi i mandatit të saj, Ristovski nuk komentoi, por vetëm kujtoi se me ligjin e ri, edhe Katica Janeva do të mund të konkurrojë në konkursin e Këshillit të Prokurorëve për prokurore speciale.


“Për momentin nuk kemi bisedime, të paktën jo këto ditë. Nuk do të pushojnë as verës negociatat. Kam folur për këtë temë edhe me kryeministrin dhe presim që deri në shtator ta sjellim ligjin. Shpresoj që do të pajtohemi me OBRM-PDUKM-në opozitare. Me ligjin e ri parashikohet që emërimi i të gjithë prokurorëve, përfshi edhe ato të Speciales, të shkojë nëpërmjet Këshillit të Prokurorëve. Janeva do të ketë të drejtë përsëri të konkurrojë në konkursin e Këshillit të Prokurorëve”, thotë Oliver Ristovski.

Prokurori Gavrill Bubevski është i sigurt se ligji i tanishëm i PSP-së nuk e ndalon Katica Janevën që të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryeprokurores speciale, derisa të emërohet prokuror i ri dhe derisa të votohet ligji, të paktën edhe për një vit tjetër.

I pyetur përse në anketat e fundit vazhdimisht po ulet besimi i qytetarëve tek Prokuroria Speciale, prokurori Bubevski thotë se kjo ndodhë për shkak se ata tashmë një kohë të gjatë janë me duar të lidhura shkaku i kalkulimeve politike për tua sjellë ligjin e ri, prandaj edhe nuk kanë mundur të ngrejnë akuza të reja ose të bëjnë aktivitete të tjera.

Bubevski është i sigurt se në momentin kur do të dihet fati i PSP-së, pra kur të votohet ligji për prokurori publike, do të rikthehet besimi i qytetarëve tek Specialja pasi që atëherë do ti zgjidhen duart dhe do të nisë ngritjen e akuzave për të gjithë lëndët për të cilat gjatë kësaj periudhe ka mbledhur prova./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori