LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Prokurorinë Publike rikthehet në procedurë parlamentare

Ligji për Prokurorinë Publike rikthehet në procedurë parlamentare
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Nga e hëna propozim-Ligji për Prokurorinë Publike kthehet në procedurë parlamentare. LSDM-ja nuk do ta presë më opozitën për gjetjen e konsensusit. Aktualisht propozimi ndodhet në fazën e shqyrtimit të amendamenteve, procedurë kjo e cila ishte ndërprerë me qëllim gjetjen e konsensusit mes partive politike parlamentare.

Nga 65 amendamente të propozuara, 25 prej tyre janë shqyrtuar, ndërsa kanë mbetur 40 amendamente të cilët sipas partisë më të madhe opozitare, OBRM-PDUKM kanë të bëjnë me çështjet kyçe të ligjit. Opozita nuk është e njoftuar me paralajmërimet e socialdemokratëve për kthimin e ligjit. Burime nga grupi parlamentar i OBRM-së thonë se kthimi i ligjit pa konsultime me opozitën rëndon procesin dhe se socialdemokratët këtë veprim e bëjnë sa për t’u arsyetuar para faktorit ndërkombëtar.

Kreu i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi thotë se nuk është i njoftuar me paralajmërimet e LSDM-së. Grubi shton se në rast se njoftohet zyrtarisht, do të veprojë në përputhje me rregulloren.

Propozim-Ligji për Prokurorinë Publike tashmë një vit gjendet në procedurë parlamentare. Pushteti dhe opozita kanë qëndrime të kundërta, ndërsa formuan grupe pune me qëllim harmonizimin e qëndrimeve. Deri tani negociatat nuk kanë sjell rezultat.

Pushteti kërkon që Prokuroria për Krim të organizuar dhe korrupsion të ndahet në dy departamente, ndërsa opozita kundërshton duke kërkuar një Prokurori me të cilën do të udhëheq kuadër i propozuar nga opozita.

Lëndët e PSP-së për të cilat pretendohej zgjidhje ligjore, tashmë janë në duart e kryeprokurorit Ljubomir Joveski i cili i ka ndarë prokurorëve të njëjtë, pas kalimit të tyre nga Specialja në Prokurori të rregullt, ndërsa për fatin e ekipit të PSP-së, në procedurë parlamentare është Ligji për shërbim në Prokurorinë Publike me çka pritet të zhbllokohet ngërçi financiar në Speciale.

Lidhur me sistematizimin e të punësuarve në Prokurori Publike, opozita kërkon që në fillim të punësuarit t’i nënshtrohen filtrit të konfliktit të interesit dhe më pas të sistematizohen, ndërsa hetuesit të kthehen në MPB.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori