Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON), përmes një komunikate dërguar medieve ka shprehur kundërshtimin e saj për përfshirjen e Kontrolleve të Trafikut Ajror në Ligjin e Pagave dhe kërkon zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti.
SINKON konsideron se ligji i pagave dëmton kontrollorët e trafikut ajror për çka janë ankuar edhe më herët me kërkesën që të mos përfshihen në këtë ligj, si dhe kanë mbajtur grevë gjatë muajit shkurt 2019.
Për më tepër SINKON përkujton se gjatë kohës së grevës kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, e cila përmbante pika që duhej të zbatoheshin nëpër faza të ndryshme, ndërsa që në fund do të rezultonte me rregullimin e statusit të Kontrollorëve të Trafikut Ajror deri në muajin nëntor 2019, para se të fillonte implementimi i ligjit për paga.
“Ndërkohë kishte ngecje në implementimin e pikave të marrëveshjes nga Ministria e Infrastrukturës, ku ne si SINKON u detyruam të reagojmë duke paralajmëruar grevë gjatë muajit qershor, mirëpo që të njëjtën e pezulluam pas takimit me ministrin e linjës, i cili u zotua edhe një herë se do të implementohen të gjitha pikat e marrëveshjes. Në ndërkohë ndodhi dorëheqja e qeverisë, e cila në Kosovë krijoi rrethana të reja. Pas zgjedhjeve tashmë jemi në fazën e krijimit të qeverisë së re nga e cila presim që të vazhdojë punën rreth rregullimit të statusit të Kontrollorit të Trafikut Ajror”, thuhet në komunikatë.
SINKON paralajmëron se nëse obligimet e marra nga institucionet publike të Kosovës nuk plotësohen, atëherë do të detyrohet që të reagojë përmes masave sindikale.
“Qeverisë së re i kërkojmë që të vazhdojë punën në procesin ekzistues rreth rregullimit të statusit (mirëqenies sociale dhe financiare) të kontrollorëve të trafikut ajror”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi