LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Byronë në Kushtetuese? Kusari-Lila: PDK po mundohet ta shlyejë barrën e së kaluarës

Ligji për Byronë në Kushtetuese? Kusari-Lila: PDK po mundohet ta shlyejë barrën e së kaluarës
Foto: Arkiv

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se zbatimi dhe funksioni i Projektligji për Byronë shtetërore ështëi domosdoshëm për të treguar përkushtimin dhe angazhimin në luftë ndaj krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Ajo deklaroi se çështja e dërgimit në Kushtetuese të këtij Projektligji e ka vetëm koponentën e barrës së të kaluarës, që sipas saj PDK po mundohet ta shlyejë.

“Mendoj që është një prej projektligjeve që është marrë seriozisht dhe është marrë mundi e koha në konsultimin e gjithanshme, përfshirë edhe Komisionin e Venecias. Përderisa, të gjitha vlerësimet edhe rekomandimet e Kosimisonit të Venecias janë përfshirë në Ligjin për Byronë e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, mendoj që kjo çështja e dërgimit në Gjykatë Kushtetuese e ka vetëm koponentën e peshës ndoshta apo të barrës së të kaluarës që Partia Demokratike e Kosovës po mundohet ta shlyejë në raport me këtë Projektligj. Përndryshe, zbatimi dhe funksionimi i këtij Projektligji është mëse i domosdoshëm për të tregu përkushtimin dhe angazhimin maksimal në luftë ndaj krimit dhe korrupsionit në Kosovë.”, tha ajo.

Ndërsa, Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri deklaroi se Ligji për Byronë shtetërore ka pasur probleme serioze. Sipas tij, VV e ka shfrytëzuar këtë ligj për të përçuar mesazhe politike.

“Ligji për Byronë shtetërore ka pasur probleme serioze dhe rrjedhimisht duhet të trajtohet aspekti juridik, mirëpo për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës çdokush që ka pasuri të pajustifikueshme, ajo duhet të trajtohet nga organet e rendit. Vetëvendosja e ka shfrytëzu këtë ligj kryesisht për përçu mesazhe politike, të cilat nuk ka të bajnë asgjë me iniciativën kundër korrupsion apo konfiskim të pasurisë, po ka të bëjë me ngrit flamurin edhe me thanë ne e bëmë dhe po i luftojmë të ashtuquajturit, njerëzit që kanë bërë pasuri të pajustifikueshme.”, tha Tahiri.

Ndërkaq, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelad Tahiri, lidhur me paralajmërimin e tyre për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Projektligjit për Byronë, tha se për këtë çështje do të flasin edhe deputetët e Komisionit për Legjislacion.

Ai nuk ka treguar se kur do ta dërgojnë Projektligjin në Kushtetuese.

“Ajo është një çështje që bien në domenin e tyre, jonë marrë më shumë me këtë çështje. Pra deputetë që vijnë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe unë tani për tani nuk jam në gjendje të ju them, sepse nuk është një çështje, të cilën unë e kam trajtuar dhe besoj që në momentin që do ta kemi, si një rast të gatshëm, atëherë, padyshim që do të ju flasim dhe do të mund ta shihni materialin për një ligj të tillë. Janë afatet e caktuara me Kushtetutë se kur duhet të shkojë, normalisht në momentin që një lëndë e tillë do të bëhet gati, atëherë duhet të respektohen afatet. Pra ne, nuk është ajo se kur dojmë ne, por është se kur duhet respektohen afatet në rast se do të dërgohet pra një projektligj i tillë. Dhe atëherë kur besojmë pra kur e ndërtojmë rastin që mund të fitojnë në Gjykatë Kushtetuese.”, tha ai.

Ndryshe, para katër ditësh (9 shkurt), Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së bashku me 33 amendamente shtesë. Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetje i kanë dhënë edhe deputetët opozitarë të LDK-së. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se të njëjtin do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori