LAJMI I FUNDIT:

Ligji për ATO-n kalon fazën e parë në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji për ATO-n kalon fazën e parë në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi miratoi nevojën e ligjit për Agjencinë Teknike Operative. Me 64 vota pro, asnjë kundër dhe në mungesë të opozitës, shumica i dha dritë jeshile ligjit për ATO-n për procedurë të mëtejme. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski shpjegoi arsyet për formimin e Agjencisë.

“Jemi të vendosur për reforma efikase në sistemin e ndjekjes së komunikimeve të cilat para se gjithash do të forconin procesin, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe përmirësimin e vërejtjeve që i kemi pasur deri më tani. Vetëm kjo do të krijonte një sistem të mirë në interes të qytetarëve”, deklaroi ministër i Brendshëm, Oliver Spasovski.


Deputetët e shumicës parlamentare kërkojnë zbatimin të mirëfilltë në praktikë të këtij ligji.

“Nëse kemi zgjedhur model, ky është modeli më i mirë për të cilin sot po flasim, si zgjedhja më e mirë në këto kushte kur kemi përgjegjësi të paverifikuar të organeve të cilat do të jenë ndërmjetësues në teknologjinë e ndjekjes së komunikimeve”, deklaroi deputetja e LSDM-së Frosina Remendski.

“Qytetarit t’ia heqim frikën nga veshi i madh i shtetit. Qytetarit t’ia shërojmë kompleksin e përndjekjes. Qytetarit t’ia rrisim besimin”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Nevoja u votua edhe nga Lëvizja Besa të cilët kërkuan proces transparent në fazën e amendamenteve.

“Do t’i përkrahim të gjitha ato iniciativa të cilat janë në favor të mbrojtjes së drejtave të qytetarëve dhe rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve në raport me qytetari”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Edhepse bojkoptojnë punimet e Kuvendit, deputetët e OBRM-PDUKM-së, kritikuan shumicën për miratimin rekord të ligjeve në mungesë të opozitës.

Kalojnë 30 pika të rendit të ditës dhe këtë mund ta vëreni çdo ditë dhe Kuvendi është kthyer në makinë votimi- deklaroi Vllatko Gjorçev, deputet i OBRM-PDUKM-së

Propozimi do të dërgohet për shqyrtim edhe në Komisionin për mbrojtje dhe siguri. Bashkë me nevojën e ligjit për ATO-në, Kuvendi miratoi edhe pakon ligjore të propozuar nga Qeveria, si ligji për ministrinë e Brendshme, ligji për policinë si dhe ligji për ndjekjen e komunikimeve elektronike./Telegrafi/Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori