LAJMI I FUNDIT:

Ligjet e ashpra evropiane kundër emetimit të gazrave, e detyruan Suzukin ta largojë modelin Jimny

Ligjet e ashpra evropiane kundër emetimit të gazrave, e detyruan Suzukin ta largojë modelin Jimny

Vetëm nëse prodhohet një Jimny, që është shumë më miqësor me ambientin

Me sistem 4×4, fuqi të mëdha dhe hapësirë të bollshme, makina SUV për të gjitha terrenet Suzuki Jimny, është e dëshirueshme nga të gjithë, transmeton Telegrafi.


Por, kjo do t’i mungojë së shpejti tregut evropian, ku ligjet kundër emetimit të gazrave janë ashpërsuar dhe nuk ia mundësojnë të përshtatet.

Duke filluar nga viti që vjen, me këto ligje lejohet të emetohet vetëm 95g CO2 për një kilometër, gjë të cilën Jimny e ka të pamundur ta përballojë.

Motori me 1.5 litra i këtij Suzuki, emeton 170 g CO2 për një kilometër, që del të jetë afro dyfishi i maksimales së lejuar. Kjo makinë, ka mundësi të bëhet hibride, që të jetë sa më miqësore me ambientin, gjë që nuk pritet të ndodhë së shpejti.

Si zëvendës të Jimnyt që u detyrua të largohet, Suzuki pritet t’i sjellë disa makina tjera si Vitara dhe Swift, njëjtë sikur ka vepruar Honda me lansimin e Fit. /Telegrafi/