LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier synon t’i veçojë lojtarët e vaksinuar nga ata të pavaksinuar ndaj COVID-19

Liga Premier synon t’i veçojë lojtarët e vaksinuar nga ata të pavaksinuar ndaj COVID-19

Klubet angleze po eksplorojnë mënyra për të kufizuar ndikimin e një goditjeje nga COVID-19, duke përfshirë idenë e ndarjes së lojtarëve sipas statusit të tyre të vaksinimit.

Çështja është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi lojtarët e Chelseat, N’Golo Kante dhe Ruben Loftus-Cheek u detyruan të humbin turneun e klubit në Amerikë për shkak të statusit të tyre të vaksinimit.

Të hënën, doli që Crystal Palace po merrte vetëm dhjetë lojtarë në turneun e tyre në Singapor dhe Australi.


Po kryhet njëri ndër hetimet më të mëdha në histori të Ligës Premier: Mbi 300 lojtarë dyshohen për evazion fiskal
Lexo po ashtu Po kryhet njëri ndër hetimet më të mëdha në histori të Ligës Premier: Mbi 300 lojtarë dyshohen për evazion fiskal

Lojatërt kryesorë si, Wilfried Zaha, Eberechi Eze, Marc Guehi dhe Michael Olise janë ndër ata që qëndrojnë pas.

Eagles nuk pranojnë se ata që nuk udhëtojnë nuk mund ta bëjnë udhëtimin sepse janë të pavaksinuar, përkundrazi thonë se lojtarët që mungojnë nuk i plotësojnë kërkesat e hyrjes ose nuk janë “aktualisht në formë”.

Statusi i vaksinimit të lojtarëve është bërë një faktor kyç në biznesin e transferimeve verore të klubeve të Ligës Premier dhe EFL pasi ekipet përpiqen të shmangin problemet sezonin e ardhshëm, veçanërisht në muajt e dimrit kur nivelet e coronavirusit pritet të rriten.

Në Palace, krahët Wilfried Zaha (majtas) dhe Michael Olise (djathtas) mbetën të dy pas në MB

Dhe disa klube po shqyrtojnë mënyra për të reduktuar mundësinë e një shpërthimi, me një burim që thotë se ndarja në terrenet stërvitore është një opsion.

Sportsmail ka mësuar gjithashtu se klubet po mbështeten te agjentët për t’i nxitur lojtarët e pavaksinuar që të rishikojnë qëndrimin e tyre përpara sezonit të ardhshëm.

Gjiganti i Ligës Premier po hetohet për pagesa të dyshimta tek disa agjentë
Lexo po ashtu Gjiganti i Ligës Premier po hetohet për pagesa të dyshimta tek disa agjentë

Mund të ketë gjithashtu probleme për lojtarët në Kupën e Botës këtë dimër, me rregullat aktuale të hyrjes së Katarit që thonë se të gjithë vizitorët e huaj të pavaksinuar duhet të izolohen në një hotel për pesë ditë.

Nëse rregullat nuk zbuten, lojtarë të tillë si mesfushori francez Kante mund të preken. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori