Blogerja e njohur dhe shumë e ndjekur në rrjete sociale, Sara Hoxha, këto ditë po shijon pushimet verore në një nga vendet më luksoze dhe më të frekuentuara të jugut të Shqipërisë, në shoqërinë e partnerit të saj të ri, biznesmenit Erik Fullani.

Çifti, i cili prej javësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për lidhjen e tyre, tashmë nuk e fsheh më romancën.


Në rrjetet e tyre sociale, të dy kanë ndarë pamje nga i njëjti vend, duke treguar se nuk kanë më asgjë për të mbajtur sekret.

Foto: Screenshot/Instagram

Fotot e postuara nga Sara dhe Eriku duket se konfirmojnë edhe më shumë marrëdhënien e tyre, e cila po bëhet gjithnjë e më publike.

Pushimet luksoze dhe mënyra se si ata shfaqen, japin mesazhin se çifti po përjeton një periudhë të bukur e të qetë së bashku, duke e shijuar në maksimum verën dhe dashurinë e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo vjen pas pushimeve të tyre në Itali, ku Sara zgjodhi të festonte ditëlindjen, me të dhe disa miq të ngushtë.

Sara më parë ka qenë në një marrëdhënie me Ledri Vulën, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/