LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Skënderbeut me Venecian (Video)

Lidhja e Skënderbeut me Venecian (Video)

Në Konferencën Ndërkombëtare të Albanologjisë, albanologia Lucia Nadin ka trajtuar një argument të ri që është shfaqur nga kërkimet në arkiva, që ka të bëjë me konservimin dhe fabrikimin e armëve që prodhoheshin në Venecie për Skënderbeun.

“Flitet edhe për një farkëtar që prodhonte për Skënderbeun, por edhe për faktin se prej shekujsh është ruajtur në arsenalin e Venecias një armaturë për Skënderbeun që bënte pjesë në muzeun e gjithë të mëdhenjve të historisë së Evropës”, u shpreh ajo.

“Nga ana e Venecias, Skënderbeu shihej si një prej personazheve të mëdhenj të historisë botërore. Për mua, padyshim, Skënderbeu nënkupton çastin historik kur Shqipëria luajti një rol themeltar mes Lindjes dhe Perëndimit. Pra, nëpërmjet Skënderbeut dhe asaj që ndodhi pas atij, është një faqe thelbësore e historisë tonë evropiane”,përfundoi Lucia Nadin. /ATA/