LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i rrymës elektrike shënon një rekord të pakontrolluar

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i rrymës elektrike shënon një rekord të pakontrolluar

Masa konkrete në mbështetje të ndërmarrjeve, si dhe plan për rritjen e efiçencës energjetike, dha dje edhe Lidhja e Odave Ekonomike, nga ku paralajmëruan se presioni i çmimeve është shkaktuar nga vlerat rekord të energjisë elektrike në bursat paraqesin rrezik për mbijetesën e shumicës së subjekteve afariste.

“Në nivel global, tregu i hapur i energjisë është jashtë kontrollit. Nuk ka asnjë produkt apo shërbim që mund të përballojë çmimin e energjisë elektrike 600 apo 700 euro për megavat orë, pra nuk ka asnjë kompani që mund ta mbulojë këtë kosto pa pasoja shumë të rënda. Gjithashtu, produktet vendase me këto çmime të energjisë elektrike janë krejtësisht jo konkurruese në tregjet e huaja, sepse në vendet fqinje rryma shitet me çmime që variojnë nga 50 deri në 85 euro për megavat orë. Tregu i lirë i energjisë nuk duhet të nënkuptojë treg pa asnjë kontroll”, tha në një konferencë për media, kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angeloski.


Ata propozojnë që çmimi i energjisë elektrike të jetë i kufizuar, pra deri në një nivel të caktuar ta paguajnë kompanitë dhe mbi atë nivel të paguajë Qeveria me fondet e krizës energjetike.

Ky lloj i subvencioneve, theksoi Lidhja e Odave Ekonomike, ekziston në disa vende evropiane.

Oda gjithashtu beson se në një situatë të tillë krize duhet të mundësohet që lidhja e termocentraleve fotovoltaike të bëhet vetëm me pëlqim energjetik nëse ka kushte teknike dhe brenda një periudhe shtesë prej 120 ditësh të sigurohen të gjitha dokumentet e tjera shtesë.

Ata gjithashtu presin që ELEM-i të sigurojë energji shtesë të prodhuar në vend për tregun e lirë dhe në këtë mënyrë të ulë çmimin e energjisë elektrike.

Me çmimin aktual të energjisë elektrike, ekonomia vendase është jokonkurruese në krahasim me pjesën tjetër.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër, siç kanë njoftuar edhe në korrik, e kanë përsëritur kërkesën edhe këtë muaj, mendojnë se është e nevojshme të rritet prodhimi vendor i energjisë elektrike dhe të shfrytëzohen të gjitha resurset e mundshme.

Prokurimi i thëngjillit dhe naftës për TC Negotinë, sipas tyre, duhet të ketë prioritet absolut menjëherë.

“Për të siguruar sasi të reja të karburantit, është e nevojshme lirimi i shitjes në treg të lirë, gjegjësisht të largohet nga lista e rregulluar e çmimeve, që të mos ketë mungesë në treg”, theksuan nga Oda Ekonomike.

Rritja e re e paralajmëruar e rrymës, sipas drejtorit të Termocentraleve të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski, do të jetë sa më e ulët dhe siguron se kufizimet nuk janë opsion.

Qeveria pardje shpalli gjendje krize në furnizimin me energji termike në zonën e Qytetit të Shkupit dhe në furnizimin me energji elektrike në nivel vendi, që do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori.

Nga ajo datë duhet të fillojë aplikimi i masave të kursimit, të cilat janë obligim për institucionet shtetërore dhe rekomandim për amvisëritë, me të cilat kabineti qeveritar pret të mundësojë kursim të energjisë elektrike prej 15 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori