LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë kundër rritjes së akcizës për derivatet e naftës

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë kundër rritjes së akcizës për derivatet e naftës

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë është kundër propozimit për rritjen e akcizës së lëndëve djegëse.

“Këtë kërkesë për rritjen të cilën deri në Qeveri e ka propozuar Oda Ekonomike, do të shkaktojë rëndim shtesë për amvisëritë, bujqit, do t’i rrisë çmimet e transportit, si dhe çmimin e një numri të madh të produkteve dhe shërbimeve. Masë e cila është në interes të dy-tre firmave, e në barrë të ndërmarrësve dhe qytetarëve edhe atë në kohë krize, nuk është e mirëseardhur. Ky hap mund të shkaktojë dëm për kompanitë e vogla dhe të mesme nga të gjitha sektorët, ndërsa me këtë edhe të mbi 99 për qind të subjekteve të regjistruara në sektorin privat dhe të qytetarëve të cilët presin masa për ndihmë, e jo rritje të shpenzimeve”, bëri të ditur sot Lidhja e Odave Ekonomike.


Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, thonë, janë 99,8 për qind e të gjithë të regjistruarve në vend, nga të gjitha sektorët, bujqësia, tregtia, hotelieria, shërbimet, IKT, kapacitete të vogla industriale pa të cilat jo vetëm ekonomia, por edhe e gjithë shoqëria nuk do të funksionojë dhe duhet t’iu ndihmohet, e jo të mendohen mënyra të reja në këtë krizë që t’iu rriten shpenzimet…

Sipas LOE-s, dalja nga kriza nuk qëndron në rritjen e akcizave, e përmes kësaj edhe e çmimeve për shkak të mbushjes së buxhetit, por në sigurimin e injeksionit institucional financiar drejtë sektorit privat dhe qytetarëve. Me masat e propozuara, me situatën e tanishme u paralajmërua se mesatarisht në Buxhetin e shtetit, në bazë të akcizave dhe TVSH-së nga shitja e derivateve të naftës, në nivel mujor do të grumbulloheshin mjete rreth 4 milionë euro, gjegjësisht afër 50 milionë euro në nivel vjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori