LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e fuqishme e nënës me fëmijën: E zbuloi se foshnja e saj ishte rrëmbyer, gjashtë vjet pasi ajo “vdiq në një zjarr shtëpie” (Foto)

Lidhja e fuqishme e nënës me fëmijën: E zbuloi se foshnja e saj ishte rrëmbyer, gjashtë vjet pasi ajo “vdiq në një zjarr shtëpie” (Foto)

Lidhjet në mes të nënave dhe fëmijëve të tyre mund të jenë kaq të forta, por ndoshta duket e pabesueshme që një nënë të njohë fëmijën me të cilin ishte ndarë, sapo ajo kishte lindur, gjashtë vjet më vonë.

Dhe për të dëshmuar se një lidhje e tillë, aq e fuqishme ekziston, mediat kanë sjellë një rrëfim interesant dhe real të një nëne me vajzën e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Luz Cuevas ishte në një ditëlindje të fëmijës së një të afërmi në vitin 2004, kur pa një vajzë me flokë të errët, e cila i dukej si e njohur.

Gropëzat në faqen e vajzës së vogël ishin të veçanta dhe Luz kishte filluar të dyshonte se ajo ishte vajza e saj, e cila i ishte thënë se vdiq në një zjarr shtëpie, gjashtë vjet më parë.

Luz Cuevas u shkatërrua kur mendoi se ajo e humbi fëmijën e saj

Luz tha se ajo kishte mbajtur gjithmonë një copë shprese se vajza e saj ishte gjallë, kështu që ajo e thirri fëmijën afër, e cila quhej Aaliyah.

Luz i tha Aaliyah se kishte një flluskë në flokët e saj dhe ofroi t’ia largonte, duke i “vjedhur” disa fije floku.

Dhe këtë, e kishte bërë për të marrë si një mostër, të cilën ajo do ta përdorte për të bërë analizën e ADN-së.

Por si ndodhi deri te “zhdukja e fëmijës”.

Në vitin 1997, fëmija që kishte vetëm dhjetë ditë që kishte lindur, Delimar Vera ishte duke fjetur në dhomën e sipërme, kur një zjarr shpërtheu në shtëpinë e familjes së saj në Filadelfia.

Luz nuk mundi ta gjente Delimar kur ajo vrapoi në dhomë, krevati ishte bosh dhe dritarja e hapur. Ajo qëndroi atje e habitur, duke përballuar edhe një djegie në fytyrë para se të largohej nga tymi.

Mbetjet e trupit të foshnjës nuk u gjetën kurrë dhe policia përfundoi se ato ishin djegur në flakë – Luz tha vite më vonë se kurrë nuk i besonte plotësisht shpjegimet e tyre.

Delimar si një fëmijë – dhe si vajzë, disa vjet më vonë

Në mënyrë të papërshkrueshme, ajo kishte bërtitur duke iu drejtuar zjarrfikësve se ajo mendonte se foshnja e saj ishte vjedhur.

Dhe testet gjashtë vjet më vonë provuan se instinkti i Luzit ishte i drejtë. Vajza e vogël e njohur si Aaliyah ishte në fakt vajza e saj, Delimar Vera.

Ajo ishte rrëmbyer nga kushërira e Luzit, duke u martuar me babanë e Delimar, Carolyn Correa, e cila e filloi zjarrin për të mbuluar gjurmët e saj pas vjedhjes së foshnjës.

Carolyn besohet se e ka marrë fëmijën të jetojë me të në New Jersey, duke pretenduar se ajo ishte e saj.

Ajo ishte akuzuar për rrëmbim, zjarrvënie, sulm, fshehje dhe vendndodhjes së fëmijës dhe ndërhyrjen në kujdestarinë e një fëmije.

Correa u dënua më pas dhe u dënua me nga nëntë deri në 30 vjet burg.

Kështu, në vitin 2004 Aaliyah u kthye tek nëna e saj e lindjes, të cilën ajo ndryshe kurrë nuk do ta kishte njohur, dhe së cilës i është rivënë emri Delimar.

“Unë jam në shtëpinë time të vërtetë”, u ka thënë fëmija gazetarëve kur u kthye. Ndërsa e pyetur se si ajo ndjehej, ajo u përgjigj me një buzëqeshje: “E gëzuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori