LAJMI I FUNDIT:

Liderët shtetëror kthehen nga Brukseli, optimistë se kosovarët sivjet do të lëvizin të lirë

Liderët shtetëror kthehen nga Brukseli, optimistë se kosovarët sivjet do të lëvizin të lirë

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi, është kthyer sonte nga Brukseli, ku u konfirmua raporti pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kreu i shtetit Hashim Thaçi u shpreh se sot është një ditë e madhe për Kosovën, një e arritur e përpjëkjeve me dekada e institucioneve dhe e të gjithëve pa dallim.


Ai e ka quajtur këtë vendim meritor për vendin dhe jo dhuratë.

Thaçi tha së të gjithë pa dallim pozicioni kanë punuar për këtë vëndim derisa po vazhdojnë punën për tu bërë pjesë e NATO-së, raporton KP.

Ai u shpreh optimist se gjatë këtij viti do të përmbyllet ky proces dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm në BE.

“Një gjë është e sigurt pavarësisht pozicioneve, të gjithë kemi punuar për rrugëtim evropian, kemi punuar që të jemi në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Një gjë tjetër që dua të theksoj është se ne kemi besim se ky proces do të përmbyllet gjatë këtij viti dhe se qytetarët do të lëvizin lirshëm”, ka deklaruar Thaçi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e quajti lajm të mirë vendimin për vizat, duke thënë se e kanë merituar qytetarët këtë vendim.

Veseli shtoi se do të vazhdojnë partneritetin me mekanizmat e BE-së dhe shpreson fort që Parlamenti Evropian do të votoi pro heqjes së vizave.

Ai tha se qëllim parësor e kanë që në dhjetor qytetarët të udhëtojnë pa viza. Veseli ka ftuar edhe opozitën që t’i gëzohen këtij lajmi dhe të bëhen bashkë.

“Ne duhet të punojmë në vazhdimësi, reformat duhet të vazhdojne, sistemi i drejtësisë do të vazhdojë me reformat. Na ka mbetur punë që te vazhdojmë lobimin me shtetet veç e veç, por ështe edhe një obligim. Ajo çka e kemi qëllim parësor është që në dhjetor qytetarët të lëvizin lirshëm. I kisha thirrë edhe kolegët nga opozita t’i gëzohen këtij lajmi”, tha Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se institucionet e BE-së e kanë parë unitetin e Kosovës. Kurse rekomantimin për liberalizimin e vizave, e ka quajtur fitore e merituar.

“Ne sot kemi korrë suksesin e punës së mundimshme që e kemi bërë. Çdo punë që është në agjendë të këtij vendi do ta përfundojmë”, tha shefi i Qeverisë.

Haradinaj vlerësoi se vetëm duke u bërë bashkë do t’i kryejnë punët e shumta.

Kurse, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se rekomandimi i KE-së është i merituar sepse Kosova e ka merituar që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm.

Rekomandimin për liberalizimin e vizave, Limaj e ka quajtur lajm të mirë për studentët, bizneset dhe të gjithëve.

Ai shprehu përkushtimin e tyre në mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Ndërsa miniatri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se sot ishte dita e Kosovës, sepse në institucionet e BE-së është folur vetëm për Kosovën. Ai shtoi se ishin unik dhe të fortë, duke bërë kështu që të jenë me të respektuar./Telegrafi/