LAJMI I FUNDIT:

Liderët politikë t’i thërrasin mendjes

Liderët politikë t’i thërrasin mendjes

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu u ka bërë thirrje liderëve politikë t’i ndajnë interesat madhore të Kosovës prej atyre personale.

Moisiu në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se të zgjedhurit e popullit duhet t’i thërrasin mendjes dhje ta tejkalojnë krizën nëpër të cilën po kalon Kosova.


Sipas tij, zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë është dialogu. Moisiu ka bërë me dije se krizë cenon reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe besimin e qytetarëve te politikanët.

Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë mbrapa sa i përket bashkëpunimit si dy shtete, kurse sa i përket bashkëpunimit kombëtar, Moisiu ka bërë me dije se shqiptarët duhet ta synojnë që këtë bashkim ta arrijnë në kuadër të BE-së. /Telegrafi/