LAJMI I FUNDIT:

Liderët dhe qytetarët në Preshevë të bindur për bashkimin me Kosovën

Liderët dhe qytetarët në Preshevë të bindur për bashkimin me Kosovën

Lideri i PDSH-së, Ragmi Mustafa është i bindur se në pranverën e ardhshme Lugina e Preshevës do t’i bashkëngjitet Kosovës. Mustafa për Alsat sqaroi se pret që kjo të ndodhë me ndihmën e Uashingtonit dhe Brukselit, pasi do t’i hap rrugë integrimit euro-atlantik të gjithë rajonit.

“Duke qenë SHBA-të dhe BE-ja të informuara mirë për përpjekjet e shqiptarëve, dashamirësinë e tyre për zgjidhje paqësore të problemit  me një bindje shumë të madhe janë duke e mbështetur kërkesën e shqiptarëve. Urojmë që kjo ditë nuk do të jetë e largët. Besojmë shumë se në syrin e pranverës së radhës kjo do të merr epilogun e saj deri në përmbyllje. Presheva, Bujanoci, Medvegja do të jenë pjesë integrale e territorit të Republikës së Kosovës, mbase edhe për të përmbyllur një herë e përgjithmonë problemet shqiptaro-serbe në Ballkanin Perëndimor, për t’i dhënë rrugë edhe Kosovës, madje edhe shteteve fqinje për integrimet euro-atlantike”, deklaroi Ragmi Mustafa, PDSH.


Ardita Sinani nga PVD-ja thotë se diskriminimi i skajshëm i shqiptarëve nga Qeveria serbe imponon nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare me Kosovën.

“Ne nuk na mbetet rrugë tjetër, përpos të kërkojmë të drejtën tonë për bashkim me Kosovën. Popullata shqiptare e ka shprehur mendimin dhe vullnetin e vetë në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 dhe tani të jetësohet një gjë e tillë normal që është në interesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ky është një vullnet që duhet të jetësohet fuqishëm”, pohoi Ardita Sinani, PVD.

Demo Berisha, shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kandidat për Këshillin Nacional Shqiptar në Preshevë
Lexo po ashtu Demo Berisha, shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kandidat për Këshillin Nacional Shqiptar në Preshevë

Edhe kreu i LR PDSH-së, Sami Salihu vlerëson se bashkimi me Kosovën është zgjidhja më e mirë për Luginën.

“Është ëndërr e çdo shqiptari që jeton në Luginën e Preshevës, që një ditë t’i bashkëngjitet Kosovës. Kjo do të jetë zgjidhja më fatlume dhe në një farë mënyre do ta shpëtojë Luginën e Preshevës, me bashkimin me Kosovën. Por kjo hy në kuadër të dëshirës dhe vullnetit tonë. Se si do të jenë rrethanat politike, si do të jenë rrethanat rajonale, këtu nuk është se e kemi në dorë ne si pushtet lokal”, tha Sami Salihu, LR PDSH.

Për dallim nga oponentët e tij politik, kreu i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi tha se janë pro bashkimit, por jo me çdo çmim. Arifi u shpreh kundër shkëmbimit të territoreve duke theksuar se një Kosovë evropiane do të ishte forcë mbështetëse për Luginën, nëse Lugina do të vazhdonte të mbetej nën Serbi.

“Liderët e Luginës së Preshevës kanë qenë shumë të qartë në qëndrimet e tyre, kanë thënë “Po” bashkëngjitjes me Republikën e Kosovës, kanë thënë “Po”, por “Jo me çdo çmim”. Në qoftë se ne krijojmë destabilitet në rajon, “Jo”. Në qoftë se neve na ndajnë, p.sh. thonë Medvegja le të mbesë me Serbinë kurse Bujanoca dhe Presheva i bashkëngjitet, “Jo”. Në qoftë se rrezikojmë mbështetjen e ndërkombëtarëve, konkretisht Gjermanisë, atëherë “Jo”. Nuk duam ta humbim miqësinë afatgjate- u shpreh Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës.

EDhe qytetarët e Luginës së Preshevës thonë se ata qysh në referendumin e vitit 1992 janë shprehur pro bashkimit të Luginës me Kosovën, por se vullneti i tyre nuk është përfillur aspak nga autoritetet shtetërore të Serbisë. Në një anketë për Alsat ata thonë se dëshira për bashkim akoma nuk është zbehur dhe shpresojnë se një ditë kjo ëndërr do të bëhet realitet.

“Duhet të bëhet, por nuk mund të bëhet. Duhet të bëhet sepse këtu jemi duke jetuar në një shtet ku popullata shqiptare është në masën më të lartë e terrorizuar në të gjitha lëmit”

“Duhet patjetër të bashkohen të gjithë shqiptarët. Të bashkohemi më mirë do të jetë, por kushedi a do të bashkohemi. Po të duan ata “të mëdhenjtë” mund ta bëjnë, po të mos duan nuk mund ta bëjmë. Ne kemi dëshirë, por kot”

“Bashkimi me Republikën e Kosovës është mirë të bëhet, por mundësitë janë të ndryshme. Tani ta shohim politikanët tanë a do të mund ta arrijnë këtë qëllim. (Po sipas jush a mund të bëhet një gjë e tillë?) Besoj se po. Këtë e kemi shprehur edhe në referendum. Isha prezent edhe unë atë kohë. Besoj se do të bëhet. Shpresa vdes e fundit”.

Ideja e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën erdhi pas shumë kërkesave që drejtuesit e partive por edhe qytetarët i bënin palës kosovare që në bisedimet me Serbinë të flitet edhe për të drejtat e tyre./Alsat

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori