LAJMI I FUNDIT:

Liderët botërorë bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Liderët botërorë bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Tre liderë botërorë me anë të një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Bëhet e ditur se presidenti francez, Emmanuel Macron, Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah el Sissi, kanë realizuar një deklaratë të përbashkët në Washington Post, me anë të së cilës bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Ata thanë se lufta “duhet të përfundojë tani” dhe se zgjidhja me dy shtete është e nevojshme për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Kjo pasi zgjidhja me dy shtete do të krijonte një shtet të pavarur palestinez krah atij ekzistues të Izraelit, duke u dhënë kështu të dy popujve territorin e tyre.

Ndryshe, udhëheqësit vunë në dukje edhe një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila bën thirrje për armëpushim, rezolutë kjo e cila sipas liderëve duhet të zbatohet menjëherë dhe pa kushte.

Gjithashtu, Macron dhe homologët e tij paralajmëruan edhe për pasojat “e rrezikshme” të një ofensive në Rafah, e cila nuk do të sjellë gjë tjetër përveçse “vdekje dhe vuajtje”. /Telegrafi/