Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale kishte konfirmuar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vepron pa licencë. Kjo çështje ishte ngritur dje në Kuvendin e Kosovës nga kryetari i Komisionit për Ekonomi nga PDK-ja. Por, në fakt këtë vendim e kanë pranuar tek dje (e enjte) pak para orës 16:00.
“Nga data 13 tetor 2024, KEK-u punon pa licence edhe ky mundet të iu duket informacion i ri po KEK-u tha zyrtarisht nuk ka licencë që nga data 13 tetor”.
Ky shqetësim është ngritur dje në seancën e Kuvendit nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për gjendjen në KEK dhe skandalet e keqpërdorimet sipas tyre në këtë ndërmarrje.
Sipas Shalës, KEK-u nuk është licencuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe rrjedhimisht i ndalohet të hulumtojë, eksploatojë dhe të përpunojë mineralet, ku hyjnë edhe resurset e thëngjillit dhe nëse e bën këtë funksionon jashtëligjshëm.
Por, një ditë pas KEK-u thotë se e ka licencën që në fakt e ka pranuar vetëm dje (e enjte) pasdite.
Sipas kësaj ndërmarrje, ata kanë ndjekur të gjitha procedurat dhe aplikimin e kanë bërë qysh vitin e kaluar por në mungesë të Bordit të KPMM-së, çështja nuk ishte shqyrtuar.
Edhe KPMM konfirmoi se e ka licencuar KEK-un për shfrytëzim të qymyrit në minierën Sibovc Jugperëndim.
“Mund t’u konfirmojmë se KEK Sh.a. ka licence të pandërprerë shfrytëzimi të qymyrit për minierën Sibovc Jug perëndim deri me datë 13.10.2026”.
Ndërkaq, nëse probleme të tilla kanë ndikuar për licencim për prodhim të energjisë në KEK, TV Dukagjini pyeti edhe ZRrE-në, të cilët gjithashtu thanë se KEK-u është e licencuar.
“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen e dhjetë mbajtur me 30 shtator 2024, pas shqyrtimit të aplikacionit për vazhdim të kohëzgjatjes së licencës për TC Kosova A, në mbështetje të dispozitave ligjore në fuqi, ka vazhduar edhe për dy vite licencën për prodhim të energjisë elektrike për Termocentralet e Kosovës A”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.
KEK-u ka qenë në qendër të vëmendjes që nga arrestimi i kryeshefit të saj, Nagip Krasniqi e veçanërisht në javët e fundit kur dolën pjesë të komunikimeve të tij me Dejona Mihalin e VV-së, e cila i jepte udhëzime për punën e tij në ndërmarrje e madje edhe për reduktime të rrymës. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njohës të ekonomisë thonë se sulmet terroriste të Serbisë në veri frikësojnë investitorët potencialë
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës – zgjidhja moderne për flokët tuaj
Banka Botërore e përkushtuar për ndihmë në sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall
Këtë fundvit, gëzoni paqen e një shtëpie të re tek kompleksi Linda dhe Linda Premium Residence!
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj
Pse po thyen rekorde tani Bitcoin - ekspertët thonë se nuk është vetëm për shkak të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ana merr mbështetje masive online pas sulmeve dhe dramave në Big Brother VIP Kosova
“Produksion i pisët” - Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit
Arteta i thotë ylli të Arsenalit se është i lirë të largohet qysh në janar