LAJMI I FUNDIT:

Libraria “Dukagjini” më 18 dhjetor promovon librin “Suksesi në shitje”

Libraria “Dukagjini” më 18 dhjetor promovon librin “Suksesi në shitje”

Të mërkurën më 18 dhjetor 2019, nga ora 18:00, në Librarinë “Dukagjini” do të promovohet libri i Denis Gafurit, “Suksesi në shitje”.

“Suksesi në shitje” është libër ideal për ta kuptuar artin e shitjes. Po ashtu, kontribuon në vetëpërmirësim meqë e ka qasjen e duhur ndaj psikologjisë së biznesit dhe menaxhimit të ekipeve. Brenda tij do të gjeni shumë këshilla dhe mënyra moderne për shitje dhe për marketing. Libri i Gafurit po ashtu merret në detaje për raportet e ndërlikuara që hasim në punë: sfidat, pengesat, dhe marrëdhënien më të mirë me klientët.


Gafuri është autor i shumë shkrimeve nga lëmi i biznesit, ndërkohë që është trajnues me përvojë  -për shitje dhe për motivim në ndërmarrësi.

Karrierën e nis që në vitin 1991 si bashkëthemelues dhe drejtor i N.T. “AutoDekor”, për të vazhduar pastaj edhe si drejtor komercial në QAK (Qendra për Homologim të Automjeteve). Po ashtu ka qenë edhe menaxher në “Dukagjini Shop, ndërsa në karrierën e tij vend të rëndësishëm zë fakti se është bashkëthemelues dhe CEO i kompanisë “Smard”. Për momentin mban pozitën e drejtorit në “Denis Gafurri” B.I. dhe në smardonline.com!

Gafuri vazhdimisht mban trajnime për një audiencë të gjerë shqiptare dhe të huaj; është organizator i seminareve të dedikuara për kompani të ndryshme të interesuara për zhvillim; ndërkaq, është i certifikuar si In Company Trainer dhe Master Trainer. Shkrimet dhe veprimtarinë e tij si trajnues së bashku me D.G and Partners, mund t’i gjeni në ueb-faqen e tij.

Në promovimin e librit në Librarinë “Dukagjini”, autori do të jetë i hapur për diskutim e për të ndarë me të pranishmit përvojat e tij. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori