LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Presidenca çeke: Jemi afër kompromisit që të hyjë në fuqi më 1 janar 2024

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Presidenca çeke: Jemi afër kompromisit që të hyjë në fuqi më 1 janar 2024

Sot është mbajtur një takim i këshilltarëve në Bruksel për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërkaq nga Presidenca çeke bëjnë të ditur për Telegrafin se janë afër kompromisit që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar 2014.

Data 1 janar 2014 ishte kërkesë e Spanjës, ndërkaq paraprakisht, Republika e Çekisë e cila aktualisht udhëheq Presidencën gjashtëmujore të BE-së kishte kërkuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 dhjetor të vitit 2023.


Një kërkesë e tillë e Spanjës kishte ardhur me arsyetimin se çështja e liberalizimit të vizave nuk dëshiron të jetë në agjendë në kohën sa me Presidencën e BE-së udhëheq Spanja, vend ky që nuk e sheh shtetësinë e Kosovës. Spanja do të udhëheqë me Presidencën e BE-së nga korriku deri më 31 dhjetor 2023.

“Jemi shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 1.1.2024. Kjo është gjithçka që mund të lëshojmë aktualisht”, thanë për Telegrafin nga Presidenca çeke.

Ndryshe, pak më parë përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. REL merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori