Aktori i njohur Liam Neeson shfaqet si kurrë më parë në trailerin e komedisë së re “The Naked Gun 4¼: Law of Toughness”, ku luan rolin e Frank Drebin Jr., djali i personazhit legjendar të luajtur nga Leslie Nielsen.

Në një skenë që tashmë po bën xhiron e internetit, 72-vjeçari Neeson maskohet si një nxënëse me fund tartan dhe godet kriminelët me një shkop në formë gjeli sheqeri – një moment i çmendur që përputhet me stilin absurd dhe humorin e njohur të ekskluzivitetit.


Filmi, që do të publikohet më 1 gusht, sjell një kast të ri, ndërkohë që përfshin edhe një referencë të papritur për OJ Simpson – i cili kishte një rol të rëndësishëm në filmat origjinalë të viteve të 80-ta dhe 90-ta.

Në trailer, një nga personazhet reagon me zhgënjim për një fotografi të OJ, duke reflektuar historinë e tij të diskutueshme.

Ndërkohë, regjisori origjinal David Zucker ka refuzuar të shohë ribërjen, duke deklaruar se nuk është përfshirë aspak në projekt dhe duke kritikuar trajtimin e ri të filmit.

Me një miks humori absurd, aksion komik dhe një Liam Neeson të papritur, “The Naked Gun” i ri premton të sjellë sërish të qeshura – por edhe diskutime të shumta. /Telegrafi/

96924731 14572095 image m 12 1743778231285

96924737 14572095 image m 15 1743778248136

96924725 14572095 image m 27 1743778535640