LG gjithashtu ka thënë se modelet e reja të pajisjeve të saj mobile pritet që t’i rrisin edhe më tej shitjet e kompanisë në tremujorin e dytë të vitit.

Më 3 maj, LG pritet të prezantojë modelin e saj të ri - Optimus G Pro në tregun amerikan. Modeli i telefonit i cili tashmë është lansuar në Korenë e Jugut, ka qenë një hit i vërtetë i prodhuesit, i cili ka arritur të shesë më shumë se 500 mijë njësi, për vetëm 40 ditë. / Telegrafi /