LG prezanton tri modele të reja të linjës L

Modelet e reja si L40, L70 dhe L90 janë tri modelet e reja të telefonave të LG-së të cilët bazohen në versionin e fundit të Android, 4.4 KitKat.
Me madhësi të ekranit prej 4.5 dhe 4.7 inç, dhe processor prej 1.2 GHz dual-core dhe RAM prej 1GB dhe 4GB/8GB memorie të brendshme, këto modele synojnë të marrin segmente të reja të përdoruesve të telefonave të mençur.
Të gjitha modelet e reja të telefonave të LG vijnë edhe me mbështjellësit e mençur - Quick Window — i cili përveç se e mbron ekranin, përdoruesve u mundëson që të përdorin disa nga shërbimet më të kërkuara në telefon, pa e hapur mbështjellësin. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
18/02/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































