LAJMI I FUNDIT:

LG Optimus G2 vjen në vjeshtë?

LG Optimus G2 vjen në vjeshtë?

Vitin e kaluar, LG kishte lansuar telefonin e mençur Optimus G, ndërsa tani sipas një raporti medial thuhet se pasaardhësi i këtij modeli do të debutojë në treg në vjeshtën e këtij viti.

Sipas CNET, LG Optimus G2 pritet të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç në teknologjinë Full HD, rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve si dhe versionin e ri të platformës mobile të Google, Android 5.0.

Megjithatë, mund të ndodhë që LG të lansojë një model të freskuar të Optimus G në Kongresin Botëror Mobil gjatë muajit të ardhshëm, mirëpo ky telefon nuk do të jetë Optimus G2. / Telegrafi /