LAJMI I FUNDIT:

LG është furnizuesi dytësor i Apple për panelet OLED në iPhone XS

LG është furnizuesi dytësor i Apple për panelet OLED në iPhone XS

Dominimi i Samsung si furnizuesi i vetëm i paneleve OLED për modelet e iPhone-it të Apple thuhet se ka ardhur në përfundim. Sipas një raporti nga The Korea Herald, Apple ka përfshirë LG si një furnizues dytësor i paneleve OLED për iPhone-ët e ri, XS dhe iPhone XS Max.

Tashmë ka pasur disa raporte gjatë muajve të fundit duke treguar se Apple ishte e gatshme të zbehë besimin e saj në Samsung. Për më shumë, Apple thuhet se dëshironte të përdorte panelet LG për iPhone X të vitit të kaluar para se të zbulonte se panelet e kompanisë nuk ishin të krahasueshme me ato të Samsung.

Megjithatë, tash që LG është një partner me Apple, është e arsyeshme që panelet OLED të kompanisë janë përmirësuar në mënyrë që të mund të kalojnë kërkesat rigoroze teknike të Apple.

“Burimet thanë se panelët fleksibël OLED të gjeneratës së gjashtë të LGD kohët e fundit kaluan një sërë testesh të cilësisë së Apple. Përveç kësaj, kompania e ekranit është duke u përgatitur për të filluar prodhimin masiv të paneleve OLED në dy linjat prodhuese të fabrikës së saj E6, të cilat kanë funksionuar vetëm për teste deri kohëve të fundit.” thuhet në raport.

Me panelet që zakonisht përbëjnë pjesën më të shtrenjtë të një telefoni, partneriteti i ri i Apple me LG duhet të ndihmojë kompaninë të mbajë shpenzimet në nivel të ultë. Po aq e rëndësishme, posedimi i dy furnizuesve OLED do të thotë se Apple nuk do të ngecë në shitje, edhe nëse ka probleme prodhimi në fabrikat e Samsung ose LG.

Rastësisht, një raport spekulativ që u shfaq gjatë korrikut të kaluar, pohoi se LG fillimisht do të furnizonte Apple me më shumë se 5 milion panele OLED. Me fjalë të tjera, ndarja e njësive të ekraneve OLED midis Samsung dhe LG sigurisht nuk do të jetë 50/50 në çdo kohë, Samsung do të vazhdojë të mbajë peshën më të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori