LAJMI I FUNDIT:

Lezhë, fillojnë përgatitjet për hapjen e pjesshme të sezonit veror më 18 maj

Lezhë, fillojnë përgatitjet për hapjen e pjesshme të sezonit veror më 18 maj

Në Shqipëri tashmë kanë filluar përgatitjet për hapjen e sezonit veror 2020.

Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka thënë se nëse situata me pandeminë COVID-19 vazhdon kështu me rënie të numrit të infektuarve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, atëherë sezona do të jetë normale, transmeton Telegrafi.


“Unë mendoj se do të ketë sezon turistike, megjithatë ne tani jemi të varur nga situata e pandemisë por Bashkësia e Lezhës po bën përgatitjet e veta bashkë me operatorët turistikë për të pasur një sezon optimal. Ne mendojmë se në qoftë se trendi i pandemisë edhe këtu edhe në Kosovë shkon kështu atëherë ne kemi shumë shpresë se do të jetë një sezon normale”, deklaroi ai në Zyrën e Ankesave në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Si do të jenë plazhet e Kroacisë gjatë kësaj vere, flet kreu i Institutit kroat të Shëndetit Publik  
Lexo po ashtu Si do të jenë plazhet e Kroacisë gjatë kësaj vere, flet kreu i Institutit kroat të Shëndetit Publik  

Ndreu tha se përgatitjet janë duke u bëre në mënyrë që sezona verore të hapet më 18 maj.

“Të gjithë operatorët turistikë po përgatiten edhe gjithë pjesa e restoranteve mirëpret të hapet sezona më 18 maj. Ndoshta vendet më të penalizuara do të jenë ato të argëtimit, lokalet e natës”, deklaroi ai, transmeton Telegrafi.

I pari i Lezhës, tha se këtë vit primare do të jetë pastërtia në plazhe.

“Pastërtia do të jetë ne nivele të kënaqshme, dhe nuk ka më asnjë shans që të bashkëjetosh më mbeturina siç ka ndodhur herëve tjera. Janë paralajmëruar bizneset se nëse do të jenë shkaktar të ndotjes së ambientit, atëherë do të mbyllen bizneset e tyre”, pohoi ai.

Ndreu tha se janë duke bërë disa investime në mënyrë që Lezha të jetë ndër vendet më të mira në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori