LAJMI I FUNDIT:

Lezhë, bashkëshorti i vë flakën gruas

Lezhë, bashkëshorti i vë flakën gruas

Një grua ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur djegie të rëndë.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se dyshohet se bashkëshorti i ka vënë flakën gruas së tij.


Mjekët në spitalin e Lezhës kanë vlerësuar se viktima ka nevojë për mjekim të specializuar dhe ajo është dërguar për mjekim të mëtejmë në spitalin e Tiranës.

Nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me rastin, raportojnë mediat shqiptare.