Poezi nga: Charles Baudelaire
Përktheu dhe pajisi me shënime: Rudolf Marku
Gabimi, koprracia, mëkati, marrëzia,
Na pushtojnë në shpirt e na mundojnë në trup,
Ne ushqejmë pendimet tona më në fund
Siç ushqejnë lypësat morrat me mijëra.
Kokëfortë i kem’ mëkatet, pendohemi me frikë,
Pendimet i paguajmë me çmim të lartë,
Dhe kthehemi gëzueshëm në rrugën me baltë
Tek besojmë se njollat na’i heq loti hipokrit.
Mbi jastëkun e së keqes Satani Trimegjist
Përkund shpirtin tonë të magjepsur në djep;
Dhe metal i çmuar i vullnetit krejt
Avullohet nga ky dijetar kimist.
Është djalli aj që na lëviz gjithë qenien tonë,
Me sendet e neveritshme joshja na kap.
Çdo ditë drejt Ferrit zbresim nga një hap
Pa tmerr, mes Ferrit që kutërbon.
Si një i shthurur varfanjak që puth i dehur
Gjirin e munduar të një kurve plakë,
Ne vjedhim ndonj’knaqësi kalimthi si tinzakë
Për ta rrokë fort si një portokall të fshehur.
Në trurin tonë dëfrejnë djajt-mizëri,
Si një milion krimba gjallojnë pa u ndalë;
Tek marrim frymë, vetë Vdekja, lumë i pafjalë
Me rënkime të shurdhëta na zbret në mushkëri.
Në qoftë se Përdhunimi a Helmi, Thikë a Zjarr
Ende nuk kanë qëndis me vizatime plot vlerë
Kanavacen banale të fateve tona të mjerë,
Kjo ndodh sepse-Medet!-shpirtin s’e kemi guximtar!
Por midis çakejve, panterave e ujkonja
Majmunë, akrepë, zhgaba e gjarpërinj,
Përbindësha që kuisin, hungërojnë, zvarriten, ulërijnë
Në vathën e fëlliqur të veseve tona,
Është një më e ligë, më e ndyrë e gjithë shëmtim,
Ndonëse nuk lëshon gjeste e as klithma të mëdha,
Botën do ta bënte copë e th’rrime, hatá
Me qejf do ta përpinte me një gogësimë.
Është Mërzia! Lot’i pavullnetshëm në sy i regëtin,
Tek pi duhan, karamanjollën ëndërron ngjat.
Ti e njeh, o lexues, kët’ përbindësh delikat,
Ti, lexues hipokrit, i përngjashmi im, vëllai im.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Filmi që parashikoi të ardhmen

Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës

Fjala e Abdyl Frashërit, në mediat e Evropës

Dëshmi nga Beteja e Koshares: Oficeri i vrarë rus Vitali Bukharin, mercenar për një pjatë supë më tepër!

Jam mësuese dhe kjo është arsyeja pse djalit tim nuk i jap smartfon

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Babai i Kvaratskhelia zbulon klubin që Khvicha ëndërron të luajë

"Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua" - Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite