Lexoni shenjat në shishet plastike! Në të kundërtën, mund të helmoheni apo të sëmureni nga kanceri!

A i shikoni shenjat në ambalazhin plastik kur blini në dyqan? Nëse jo, do të duhej të fillonit që tani. Ja përse
Në çdo shishe plastike, apo në ambalazh tjetër, patjetër duhet të ekzistojë shenja që tregon se nga çfarë materiali është bërë. Kur të blini ujë në shishe të plastikës, ju duhet të jeni të sigurt që nuk po e helmoni vetveten.
Ekzistojnë disa shenja të tilla, ndërkaq sipas të gjithave do të mësoni se sa është e dëmshme për shëndetin tuaj. Është shumë e thjesht, gjithçka qe duhet të bëni është qe të keni parasysh për një shenjë që në shumtën e rasteve është në fund të shishes, por edhe në paketim nganjëherë.
Gjeni shenjën në ambalazhin plastik dhe shikoni se çka do të thotë ajo për shëndetin tuaj. Sigurohuni që të mos blini atë që mund t’ju dëmtojë, transmeton Telegrafi.
PET ose PETE
“PET është një prej shisheve të plastikes me të përdorura në treg për konsum, dhe është gjetur në shumicën e shisheve të plastikes të ujit. Qëllimi i tyre është vetëm për një përdorim. Përdorimi i përsëritur i kësaj shishe rritë shansin e formimit të baktereve në të. Këto shishe mund të lëshojnë metale të rënda dhe kimikate që prekin hormonet.
HDP ose HDPE
Kjo lloj plastike nuk lëshon ndonjë kimikat. Ekspertët sugjerojnë që ta zgjidhni një shishe të tillë kur blini ujë në shishe, për shkak se konsiderohet si më e sigurta. Plastika HDPE, zakonisht përdoret në shishe të qumështit, detergjentit, vajit dhe çantave plastike.
PVC ose 3V
PVC është një plastikë e butë, fleksibile, që përdoret për të krijuar plastikë të pastër për mbështjelljen e ushqimit, lodrat e fëmijëve dhe produktet e tjera. Kjo lloj plastike lëshon dy kimikate toksike që prekin hormonet në trup. Ekspertët sugjerojnë që të mos e blini këtë lloj shishe.
LDPE
Kjo plastikë nuk duhet të përdoret në prodhimin e shisheve, por qese të plastikes edhe pse nuk liron ndonjë kimikat të dëmshëm në ujë. Megjithatë, nuk është një ide e mirë që ta blini një të tillë nëse e gjeni në dyqane.
PP
Polypropylenë plastikë është e lehtë, e fortë dhe ka rezistencë të mire ndaj nxehjes. Përdoret për të paketuar shurupët dhe shishet e jogurtit. Gjithashtu përdoret në disa pelena të fëmijëve dhe disa ambalazhe tjera të ushqimit. Ëështë e kualitetit të lartë dhe konsiderohet si shumë e sigurt.
PS
Polistereni është një material i lirë në prodhim dhe blerje, i lehtë në mirëmbajtje dhe lehtë të deformohet. Përdoret për të krijuar gota, kartonë të vezëve dhe mbulesa. Ai lëshon substanca kanceroze kur nxehet. Nuk preferohet të përdoret në një periudhë afatgjate në ushqim ose pije.
PC apo plastika pa emërtim
Një nga kategorive me të rrezikshme në treg që liron kimikale të ashtuquajtura BPA dhe shpesh përdoret në shishe të ujit sportive dhe kontejner të ushqimit. Studimet kanë treguar se BPA, i cili vepron si estrogjen, lidhet me disa lloje të kancerit /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pini ilaçet për tension në mëngjes? Ja pse nata mund të jetë zgjidhje më e mirë

A duhet ta zëmë hundën kur hidhemi në ujë? Rregulli i rëndësishëm 5-sekundësh që pak e njohin

Vetëm një salsiçe në ditë shkakton tri sëmundje serioze. Po pijet e ëmbëlsuara?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë