LAJMI I FUNDIT:

„Me lexim deri në lidership“ – projekt i USAID për arsimim më të mirë të fëmijëve

„Me lexim deri në lidership“ – projekt i USAID për arsimim më të mirë të fëmijëve

Projekti i USAID „Me lexim deri në lidership“ ka hapur shpallje publike për grumbullimin e praktikave pozitive mësimore të cilët e përmirësojnë nivelin e arsimimit të fëmijëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shpallja do të zgjasë deri më 10 qershor, ndërsa më tepër informata janë publikuar në faqen zyrtare të Fondacionit për iniciativa arsimore dhe kulturore „Hap pas hapi “ www.stepbystep.org.mk.


Projekti „Me lexim deri në lidership“, siç theksojnë nga USAID, nga arsimtarët, prindërit dhe anëtarët tjerë të familjes i grumbullon rrëfimet e suksesit për arsimimin e hershëm fëmijëror./Telegrafi/