Është peshku më i preferuar për t’u zier. Duhet të jetë i madhësisë mesatare. Më poshtë jepen dy mënyra përpunimi të levrekut.
Mënyra e parë:
* 800 g levrek
* 10 gota ujë
* 2 lugë gjelle jo të plota, kripë të hollë
* disa kokrra piper i zi
* majdanoz
* 1 kg. patate
* salcë me vezë e gjalpë të parapërgatitur
* 1/2 filxhan çaji
Përgatitja:
Pastrohet levreku nga të brendshmet, priten krahët e tij me gërshërë pa hequr luspat dhe lahet me ujë të rrjedhshëm. Vihet për t’u zier me ujë të ftohtë, hidhet kripë e piper dhe lihet në zjarr të ngadaltë derisa të marrë valë.
Pastaj vihet në anë të zjarrit që të ziejë plotësisht rreth gjysmë ore. Ndërkohë pastrohen patatet dhe vihen të ziejnë me ujë të valuar me kripë.
Peshku i zier kullohet, i hiqet me kujdes lëkura me gjithë luspa, vendoset në pjatancë i tëri dhe përreth vihen patate të ziera si dhe gjethet e majdanozit.
Përgatitet salca me vezë e gjalpë në bazë të racioneve e cila shërbehet në salcierë. Kjo gjellë mund të serviret pa salcë, por vetëm duke e spërkatur me pak gjalpë e majdanoz të grirë hollë.
Mënyra e dytë:
* 1 kg. levrek
* 10 gota ujë
* kripë, afërsisht 2 lugë gjelle
* ¾ e gotës uthull
* 1 kokërr qepë mesatare
* karotë 1 copë
* 2 thelpinj hudhra
* 1 gjethe dafinë
* disa kokrra piper të zi
* majdanoz
* ½ filxhan çaji salcë majoneze e përgatitur
Përgatitja:
Në një enë të përshtatshme hidhet ujë, kripë, uthull, qepë e prerë më katërsh, karota, hudhra, dafinë, piper dhe liker. I lëmë të ziejnë 15 minuta.
Hiqet ena nga zjarri që të ftohet pak. Ndërkohë pastrohet peshku si në rastin e parë vihet në lëngun e përgatitur dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë, rreth gjysmë ore.
Pasi të ketë zier, kullohet, mirë vendoset në pjatancë ku avash vihen gjethe majdanozi të prera dhe në një salcierë vihen salca e majoneza.
Kjo gjellë shërbehet e nxehtë.
Lëngu i peshkut përdoret për përgatitjen e supave të ndryshme.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën