LAJMI I FUNDIT:

Lëvizjet në pikun e sezonit turistik rritën aksidentet në Shqipëri, shkak kryesor sjellja e shoferëve

Lëvizjet në pikun e sezonit turistik rritën aksidentet në Shqipëri, shkak kryesor sjellja e shoferëve

Muaji gusht që shënon edhe muajin me fluksin më të madh turistik në Shqipëri duket se ka shënuar edhe një numër më të lartë aksidentesh.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për një rritje me 7.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në muajin Gusht 2023 numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3% Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 180 persona nga 152 në muajin Gusht 2022”, vlerëson INSTAT.

Aksidentet rrugore, sipas publikimit, në 96,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 17,9%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10,3%.

Në muajin Gusht 2023, 23,9% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00.

Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3,1%.

Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti

më parë. Aksidentet rrugore, në 12,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5,1%”, vlerëson INSTAT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori