LAJMI I FUNDIT:

Lëvizjet e çuditshme të shtratit nëpër oborrin e spitalit (Video)

Lëvizjet e çuditshme të shtratit nëpër oborrin e spitalit (Video)

Në oborrin e një spitali që ndodhet në Santa Fe të Argjentinës, është parë një shtrat me rrota duke lëvizur para dhe prapa, ndërsa në afërsi nuk ndodhej askush.

Filmimi që po bën xhiro në rrjetet sociale, po përshkruhet si aktivitet paranormal, por edhe si shaka e bërë nga dikush, transmeton Telegrafi.


Mendohet se kjo mund të jetë shkaktuar nga poltergeisti, fantazma që ka aftësi të lëvizë gjëra, derisa është hequr mundësia se shtratin po e shtyn era, sepse degët e pemëve nuk po lëviznin.

“Këmbët e shtratit, janë lidhur me pe që shfrytëzohet për të zënë peshk dhe është tërhequr nga dy njerëz në drejtime të kundërta”, thuhet në një koment lidhur me rastin.

Zyrtarët e spitalit kanë thënë se po bëjnë hetime, sepse nuk duan lojëra të tilla në objektin ku trajtohen pacientët. /Telegrafi/