Lëvizja Vetëvendosje edhe për sot ka paralajmëruar mbledhjen e Kryesisë.Takimi i Kryesisë së LVV është paralajmëruar për në ora 10:00. Ndryshe, pas mbledhjes së Kryesisë së LVV-së, në orët e pasdites pritet të mbahet edhe një takim i liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Në takimin e së hënës ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Albin Kurtit, presidenti i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kandidatit për kryeministër.