LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje e gatshme për provën e dytë të protestës, kërkojnë nga qytetarët të jenë me masa mbrojtëse

Lëvizja Vetëvendosje e gatshme për provën e dytë të protestës, kërkojnë nga qytetarët të jenë me masa mbrojtëse

Sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi, ka thënë se sot do të mbajnë provën e dytë të përgatitjes për protestë.

Haxhimehemdi ka theksuar se prova për protestë do të jetë në përmasa të mëdha dhe se për këtë tashmë kanë njoftuar Policinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Sot prej orës 17:00 organizojmë provën e radhës për një protestë të mundshme në rrethana pandemie. Kur kërkesa për protestë është tejet e madhe për shkak të zhvillimeve në vend, prova si kjo shtojnë kujdesin dhe sigurinë për organizim në të ardhmen.

Meqenëse prova është në përmasa shumë më të mëdha, ne kemi njoftuar me kohë Policinë e Kosovës për këtë performancë. Pra, në mënyrë që mbarëvajtja të shkojë në mënyrë sa më të mirë ne mbajtëm edhe një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Major Musli Salihun së bashku me pjesëtarë të tjerë me ç’rast i diskutuam të gjitha detajet e kësaj prove”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Telegrafi.

Më tej, ajo ka thënë se pjesëmarrësit në këtë provë do t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në sheshet Skënderbe, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, do të kemi përgjegjës të cilët do të i udhëzojnë të gjithë aktivistët tanë nëpër pikat përkatëse. I lusim edhe qytetarët që të iu përmbahen udhëzimeve të njëjta, dhe udhëzimeve të policisë që sot do të jetë së bashku me ne në terren.

Me distancë e me masa mbrojtëse do të performojmë në mënyrë paqësore një protestë të mundshme. Shëndeti publik dhe shëndeti i Republikës janë para se të gjithash”.

Ndryshe, në këtë provë pritet të jenë nga 3 mijë e 500 deri në 5 mijë persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

Siguri
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Lajme
Kalo në kategori