LAJMI I FUNDIT:

“Lëvizja për braktisjen e fesë islame” në Deçan, Muftiu Tërnava: Veprime në shërbim të armikut të Kosovës

“Lëvizja për braktisjen e fesë islame” në Deçan, Muftiu Tërnava: Veprime në shërbim të armikut të Kosovës

Ditë më parë në Deçan është formuar këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, me moton “Të jemi vetëm shqiptarë”.

Lidhur me këtë është deklaruar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se lëvizje të tilla shkojnë në shërbim të armikut.

Në Deçan formohet "Lëvizja për braktisjen e fesë islame", Lidhja e Historianëve: Po nxitet urrejte fetare
Lexo po ashtu Në Deçan formohet "Lëvizja për braktisjen e fesë islame", Lidhja e Historianëve: Po nxitet urrejte fetare

“Mua ata njerëz po më dhimbsen. Ata thjesht janë një mbetje e sistemit komunist, ateisto-enveristo-stalinist, që mendojnë se iu ka ardhur koha që ta bëjnë një lëvizje të tillë”.


“Dhe shikoni kur, në kohën kur Kosova vërtet po vendos për fatin e vet, të ardhmërisë së vendit tonë, ata bëjnë lëvizje të tilla që shkojnë në shërbim të armikut të Kosovës”, ka deklaruar ai në një intervistë për Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila transmetohet sonte në orën 20:15.

Tërnava ka pasur edhe një mesazh për ata të cilët i janë bashkuar kësaj lëvizjeje.

“Mirëpo, shkojnë edhe në dëm të qytetarëve të Kosovës. Unë iu kisha thënë që të lexojnë pak histori dhe të shohin se çfarë ka dhënë kombi shqiptar dhe ai i besimit myslimanë por edhe të besimeve të tjera. Në vazhdimësi feja ka qenë motiv për atdhedashuri, ka qenë nja armatosje e çeliktë e zemrës dhe mendjes që njeriu të japë gjithçka nga vetja për ardhmërinë dhe çlirimin e vendit”, ka thënë Myftiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
​Serbëve u pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë, dështon takimi pasi kërkuan të jetë pa simbole shqiptare

​Serbëve u pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë, dështon takimi pasi kërkuan të jetë pa simbole shqiptare

Lugina
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Lajme
Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Lajme
Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murti

Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murti

Lajme
KDI pas vendimit të Supremes: Pushteti merrte vendime të paligjshme dhe jokushtetuese

KDI pas vendimit të Supremes: Pushteti merrte vendime të paligjshme dhe jokushtetuese

Lajme
Kalo në kategori