LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja për Bashkim: Kurti ta njoftojë opinionin për planin franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë

Lëvizja për Bashkim: Kurti ta njoftojë opinionin për planin franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë

Lëvizja për Bashkim thotë se ekziston plani franko-gjerman për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj, sipas këtij subjekti politik, kryeministri Kurti duhet ta njoftojë opinionin publik për kornizën e ofruar të marrëveshjes.

Lëvizja për Bashkim (LB), përmes një komunikate, thotë se kohëve të fundit janë intensifikuar vizitat e emisarëve të BE-së e të ShBA-së të ngarkuar me ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Përveç kësaj, tanimë është e njohur publikisht edhe ekzistenca e një plani franko-gjerman për t’iu dhënë fund bisedimeve Kosovë-Serbi, me synimin që të përmbyllej me një marrëveshje përfundimtare në mes të këtyre dy vendeve. Madje, u tha edhe publikisht se ka një marrëveshje në mes të palëve që ky plan të mos bëhet publik”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.


LB thotë se “edhe pse Qeveria e Kosovës fillimisht e mohoi ekzistencën e këtij plani, tani e thotë hapur se ai plan ekziston, por nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për përmbajtjen e tij”.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti sa ishin në opozitë i kanë kritikuar zëshëm rivalët e tyre pikërisht për mungesë të transparencës në dialog, por tani e injorojnë plotësisht opinionin publik, madje edhe duke pohuar ‘pa frikë’ se plani ekziston, por se nuk do ta bëjnë publik”.

Sipas LB, ky injorim, këto bisedime të fshehta, kjo mungesë e “frikës” nga opinioni publik, – të gjitha këto e bëjnë të frikshme mungesën e transparencës në dialog.

LB konsideron që kryeministri Kurti duhet ta njoftojë opinionin publik për kornizën e ofruar të marrëveshjes.

“Ai dhe qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë këtë moment që, duke e vendosur në qendër parimin e reciprocitetit, të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme edhe për Kosovën Lindore, dhe për veriun e Kosovës”.

“Përndryshe, sipas LB, me këtë qasje të qeverisë, – ku një herë e trajtonte dialogun si prioritet të shtatë a të tetë, e tani e ka prioritet të parë, por duke e mbajtur në fshehtësi procesin, – mund të jemi dëshmitarë të marrëveshjeve të cilat nuk i zgjidhin problemet themelore në mes të dy vendeve, duke i shtyrë ato dhe, si pasojë, duke vazhduar ta mbajnë Kosovën në një gjendje të pafavorshme status quo-je. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

Drejtësi
Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Ngjarje si në filma në Sarandë, hidhet në det për t’i shpëtuar policisë - arrestohet nga kufitarët me skaf

Lajme
Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Ndryshime në udhëheqjen e tri stacioneve policore pas ngjarjeve të fundit në Pejë, Klinë dhe Prizren

Siguri
U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Lajme
Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

Drejtësi
“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori