Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit për t'u bashkuar me Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, sipas mediave spanjolle.

Sipas Sport, kroati duket se është i vendosur të përfundojë karrierën e tij dymbëdhjetë vjeçare tek Los Blancos në fund të sezonit.


Agjenti i tij ka lënë të kuptohet më parë se mesfushori ka pasur disa oferta nga klube të tjera.

"Këtë verë ka pasur interes. Lojtari ka disa oferta, nga një klub i kryeqytetit dhe një tjetër klub", kishte thënë agjenti i Modric.

"Modric aktualisht po mendon për Real Madridin, por ideja e tij për të kaluar në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite është e mundshme nëse oferta është e përshtatshme".

Kroatit 38-vjeçar i është ulur minutazha falë transferimit të yllit anglez Jude Bellingham. /Telegrafi/

telegrafi sport app