LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa do të mbështes protestat e organizatës ”Protestoj”

Lëvizja Besa nëpërmjet një komunikate të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka informuar se do të mbështes protestat e organizuara nga shoqëria civile duke thënë se i mbështesin protestat ”kundër regjimit”.

Në komunikatën e Lëvizjes Besa thuhet ”Lëvizja BESA ka vendosur që t’i mbështesë të gjitha aktivitetet e shoqërisë civile, që organizohen në drejtim të pengimit të organizimit të zgjedhjeve më 5 qershor dhe që kanë për qëllim rikthimin e demokracisë në vend dhe riparimin e institucioneve tashmë të rrënuara.”


Lëvizjes Besa ka disa arsye pse e mbështet këtë protestë.”Duke iu referuar edhe konkluzioneve të mëparshme që i ka marrë Kryesia e Lëvizjes BESA, si dhe qëndrimit të SHBA-ve dhe BE-së se nuk janë përmbushur kushtet e nevojshme për zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe faktit se Kryetari i shtetit tashmë e ka suprimuar punën e Prokurorisë Speciale Publike, madje e ka rrezikuar edhe vetë Marrëveshjen e Përzhinës ” thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Përndryshe, më herët protesta paralajmëroi edhe LR-PDSH dhe RDK, me mbështetje të disa organizatave qytetare. /Telegrafi/