LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Shteti po e vret trashigiminë arkeologjike

Lëvizja Besa: Shteti po e vret trashigiminë arkeologjike

Lëvizja Besa me një reagim të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka reaguar në lidhje me ”Moskujdesin ndaj lokaliteteve arkeologjike”.

”Ky pushtet e ka shkatërruar të tashmen dhe të ardhmen tonë, njësoj – madje më keq – e ka lënë edhe të kaluarën tonë. Ndonëse në zonën e Strugës ka disa lokalitete arkeologjike, që mund të flasin shumë për të kaluarën tonë, për autoktoninë tonë dhe të jenë shtylla të identitetit tonë, ato sot janë lënë krejtësisht pas dore. Sipas nesh, shkatërrimi i këtyre lokaliteteve është shkatërrim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë.”


”Duke parë se ato lokalitete po zhduken dhe po shkatërrohen, Lëvizja BESA e dënon moskujdesin institucional të lokaliteteve arkeologjike në rajonin e Strugës dhe gjykon se ky moskujdes është i njëjtë si qasja që e ka pushteti OBRM-PDUK dhe BDI ndaj të tashmes dhe të ardhmes sonë – të shkatërrohet gjithçka që është përtej interesave të tyre të ngushta personale.” reagojnë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/