LAJMI I FUNDIT:

Let’s Do It reagon kundër djegies së pyjeve dhe arave, institucionet përgjegjëse të marrin masa

Let’s Do It reagon kundër djegies së pyjeve dhe arave, institucionet përgjegjëse të marrin masa

Let’s Do It përmes një reagimi shpreh shqetësimin për djegien e vazhdueshme të pyjeve, arave dhe hapësira të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës.

Let’s Do It ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që menjëherë të ndalin këtë fenomen të rrezikshëm, për shkak të pasojave të shumta që i shkakton.


“Kur ndizni zjarret, ju nuk digjeni vetëm pyje, ara e hapësira të tjera, por edhe gjallesa të shumta që jetojnë në ato zona. Trishtuese kanë qenë fotografitë që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale të gjallesave të djegura, si pasoja e zjarreve të shkaktuara qëllimisht nga njeriu.

Kërkojmë nga secili qytetar që djegien e pyjeve, arave apo hapësirave të tjera, asnjëherë mos ta shqyrtojnë si opsion, pavarësisht arsyeve. Por, edhe në rast se digjni pronat e tuaja private, në asnjë mënyrë mos e bëni atë, pa u siguruar paraprakisht që zjarrin mund ta mbani të lokalizuar brenda pronave tuaja, e mos ta lejoni që nga kjo të pësojnë edhe hapësirat e shumta publike, të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjithë. Por, edhe në raste të tilla, mendoni për gjallesat e shumta që gjenden në ato hapësira”, thuhet në reagim.

Sipas të dhënave të Policisë dhe raportimeve të mediave, ditëve të fundit këto raste kanë qenë aq të shpeshta, saqë janë shndërruar në alarmante.

Let’s Do It bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa për parandalimin e menjëhershëm të kësaj dukurie negative dhe në asnjë mënyrë të mos arsyetohen vetëm me shuarjen e zjarrit si zgjidhje për këtë situatë alarmante.

“Ndezja e zjarrit dhe djegia e qëllimshme e pyjeve, arave dhe hapësirave të tjera rrezikon qytetarët dhe shëndetin e tyre, pasi tymi është jashtëzakonisht i dëmshëm. Po ashtu, djegia dhe prerja e pyjeve shkaktojnë erozion si dhe i kontribuojnë problematikës së ngrohjes globale.

Andaj, assesi mos u bëni shakatar të ndotjes dhe dëmtimit të natyrës”, përfundon reagimi.

Ndryshe, Telegrafi ka raportuar vazhdimisht lidhur me rastet e zjarreve në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori