LAJMI I FUNDIT:

“Let’s Do It” e shqetësuar pas hedhjes së mbetjeve ndërtimore tek Stadiumi “Fadil Vokrri”

“Let’s Do It” e shqetësuar pas hedhjes së mbetjeve ndërtimore tek Stadiumi “Fadil Vokrri”

Organizata “Let’s Do It”, ka reaguar pas hedhjes së disa mbetjeve ndërtimore nga një qytetar, tek hapësira afër Stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në reagim thuhet se “Let’s Do It” është jashtëzakonisht e shqetësuar nga disa fotografi dhe video që kanë arritur në adresën e tyre, në të cilat shihet një qytetar, i cili hedh mbetje ndërtimore te hapësira afër Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


“Në fotografitë dhe videot e dërguara në adresë të ‘Let’s Do It’ shihet se si qytetari në fjalë hedh mbetjet ndërtimore nga automjeti i tij dhe të njëjtat i hedh në një hapësirë të pastruar afër Stadumit. Madje, Let’s Do It merr vesh se i njëjti qytetar kryen me pagesë bartjen e mbetjeve të tilla ndërtimore, të cilat më pas i hedh nëpër hapësira publike që më parë ishin shfrytëzuar si deponi ilegale për hedhjen e mbeturinave. ‘Let’s Do It’ është jashtëzakonisht e shqetësuar nga pamje të tilla si dhe nga monitorimi ynë rezulton që ka edhe qytetarë të tjerë që kryejnë të njëjtën punë paguhen për t’i bartur mbetjet ndërtimore, të cilat më pas i hedhin në hapësira publike”, shkruan në njoftim.

“Let’s Do It” ka kërkuar urgjentisht nga institucionet përgjegjëse lokale dhe qendrore që të reagojnë dhe të marrin masa ndëshkuese ndaj ndotësve të tillë, të cilët veprojnë kështu në mënyrë të vetëdijshme.

“Po ashtu, kërkojmë nga kompanitë ndërtuese që të kenë kujdes se kë e angazhojnë për largimin e mbetjeve të tilla, në mënyrë që ato të përfundojnë nëpër lokacionet që janë caktuar për hedhjen e mbeturinave ndërtimore. Kjo hapësirë përreth Stadiumit “Fadil Vokrri” është pastruar tri herë nga vullnetarët e Let’s Do It, dhe ishte ndotur sërish nga individ të tillë të papërgjegjshëm, të cilët shkatërrojnë hapësirat publike, duke i ndotur ato. Madje, kemi bërë presion të vazhdueshëm te institucionet për largimin e tregut në atë hapësirë, pikërisht për shkak të mbeturinave dhe mbetjeve të shumta që i linin aty në fund të ditës shitësit e tregut”, thekson njoftimi.

Në reagim thuhet se “Let’s Do It”, do t’i njoftojë të gjithë se gjatë fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në të gjitha komunat e Kosovës janë përcaktuar lokacionet për hedhjen e mbetjeve ndërtimore, andaj është e papranueshme që të njëjtat të hidhen nëpër hapësira publike, të pastruara pak muaj më parë.

Po ashtu, Let’s Do It ju njofton se po vazhdon monitorimin edhe zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore është nënshkruar gjatë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe shëndetin e njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori