LAJMI I FUNDIT:

Letra e dashurisë në një shishe përfundon në ujërat e Australisë – çifti që e gjetën tregojnë se çfarë shkruante në të dhe si e gjetën autorin e saj në Kinë (Foto)

Letra e dashurisë në një shishe përfundon në ujërat e Australisë – çifti që e gjetën tregojnë se çfarë shkruante në të dhe si e gjetën autorin e saj në Kinë (Foto)

Një çift nga Queensland, Australi që gjetën një letër dashurie në një shishe lundruese pothuajse dy muaj më parë beson se ata kanë arritur të gjurmojnë marinarin kinez që e kishte shkruar mesazhin që gjendej brenda saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me një popullsi kineze prej më shumë se 1.4 miliard, shanset ishin kundër Kate Challenger dhe partnerit të saj Daniel McNally.


Sidoqoftë, përmes mediave sociale, dikush që pretendonte të ishte një mik i marinarit i kontaktoi ata dhe ka transmetuar mesazhe mes treshes që nga ajo kohë, thonë ata.

McNally, i cili punon për kompaninë e turneve Whitsundays të familjes së tij, gjeti një shishe me një mesazh brenda, më 8 gusht.

Shënimi ishte shkruar në gjuhën kineze, kështu që McNally përdori faqen e Facebookut të biznesit familjar për të kërkuar ndihmë për përkthimin e mesazhit.

Disa njerëz iu përgjigjën me përkthime të ngjashme. Ata thanë se shënimi ishte shkruar nga një marinar kinez, i cili ishte fejuar pak para se të lundronte.

Ai që e kishte shkruar kishte shprehur dashurinë e tij për të fejuarën e tij dhe dhimbjen e tij pasi e kishte lënë atë në shtëpi.

Ndërkaq eksperti i gjuhës kineze RMIT, Dr. Guosheng Chen siguroi përkthimin e mëposhtëm:

“Unë jam një marinar që lundron në Oqeanin Indian. Më mungon thellësisht nusja ime në shtëpi”.

“Menjëherë pasi ishim të fejuar, unë u desh të udhëtoja shumë larg në det”.

“Më vjen keq që e kam lënë dhe vetëm mund të shënoj ndjenjat e mia të thella ndaj saj dhe ta fus në një shishe lundruese”.

“Dëshira ime e vetme është të kthehem në shtëpi për të jetuar një jetë të bukur dhe të lumtur me Jing, një jetë të gjatë në harmoni”.

Dhe pas kësaj, çifti vendosën që të përpiqen të gjejnë dy të dashuruarit e përfshirë.

Përmes ndihmës së miqve, ajo përhapi historinë e mesazhit në një shishe përmes platformave të mediave kineze në mediat sociale dhe përgjigja e marrë ishte befasuese.

“Ne morën kaq shumë komente. U përfshin rreth 15 milionë njerëz”, rrëfen ajo.

Në përgjigje të fushatës së mediave sociale, zonja Challenger u kontaktua nga dikush që tha se e kishte parë mesazhin dhe konfirmoi se një nga miqtë e tij ishte njeriu që shkroi letrën.

“Ëndrra ime fillestare ishte për të gjetur të fejuarën e tij dhe t’i tregojë asaj se ai ishte një djalë fantastik, pasi kishte bërë një gjë të tillë”.

Megjithatë, historia nuk pati fund të lumtur.

Njeriu që besohet të jetë autori i letrës i tha zonjës Challenger nëpërmjet mikut të tij se ai dhe e fejuara e tij nuk përfunduan me martesë, dhe se ajo u martua me një burrë tjetër dhe kishte një familje të saj. /Telegrafi/