LAJMI I FUNDIT:

LETËRNJOFTIMI

LETËRNJOFTIMI

Poezi nga: Mahmoud Darwish
Përktheu: Rielna Paja

Mos harroni!
Jam arab.
Dhe letërnjoftimi im është numri pesëdhjetë mijë.
Kam tetë fëmijë
dhe i nënti do të vijë pas verës.
U zemëruat??


Mos harroni!
Jam arab
i punësuar në gurore.
Kam tetë fëmijë.
Nga shkëmbinjtë
nxjerr bukën,
rrobat dhe librat.
S’lyp bamirësi në dyert tuaja.
As përulem në shkallaren
e dhomës suaj.
Pra, a do të zemëroheni?

Mos harroni!
Jam arab.
Kam një emër pa tituj.
Dhe qëndroj i durueshëm në tokën njerëzit e së cilës janë acaruar.
Rrënjët e mia
u pushtuan para lindjes së kohës,
para çeljes së epokave,
përpara pishave dhe pemëve të ullirit.
Dhe para se të rritej bari.
Babai im vjen nga fisi
i parmendës,
jo nga një shtresë me të drejta siprane.
Dhe gjyshi im ishte një fermer
as rritur, as lindur mire!
Krenarinë e diellit më mësoi,
para se të më mësonte të lexoja
dhe shtëpia ime është si shtëpia e portierit të një mbikëqyrësi
bërë me thupra dhe kashtë.
A jeni i kënaqur me statusin tim?
Kam një emër pa titull!

Mos harroni!
Jam arab.
Dhe ju keni vjedhur kopshtet e paraardhësve të mi.
Dhe tokën që kam punuar
së bashku me fëmijët e mi,
pa na lënë asgjë tjetër
veç këtyre shkëmbinjve.
Dhe shteti do t’i zhvasë edhe këto,
siç është përfolur.

Prandaj!
Shënojeni në krye të faqes suaj të parë:
Nuk i urrej njerëzit.
As kam përfituar ndonjëherë nga dikush.
Por nëse një ditë
bëhem i urituri,
mishi i pushtuesit
do të bëhet ushqimi im.
Bëj kujdes!
Bëj kujdes!
Prej zemërimit tim
dhe urisë sime.

Në trend Kultura

Më shumë
Çka nënkupton shatërvani?

Çka nënkupton shatërvani?

Kulture
SHTEGU

SHTEGU

Poezi
Grave

Grave

Fjala+
NJË DASHURI E LUMTUR

NJË DASHURI E LUMTUR

Poezi
Mendja e robëruar

Mendja e robëruar

Fjala+
Viti i Naim Frashërit

Viti i Naim Frashërit

Kulture
Kalo në kategori