LAJMI I FUNDIT:

“Letër për Amerikën” e Osama bin Ladenit pas 11 shtatorit po bëhet virale në TikTok – ligjvënësit amerikanë kritikojnë Kinën

“Letër për Amerikën” e Osama bin Ladenit pas 11 shtatorit po bëhet virale në TikTok – ligjvënësit amerikanë kritikojnë Kinën

Teksti “Letër për Amerikën” i organizatorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, Osama bin Laden është bërë viral në TikTok dhe po merr lëvdata nga përdoruesit e rinj – dhe ligjvënësit amerikanë të të dyja partive politike po kritikojnë aplikacionin në pronësi të Kinës për promovimin e “terrorizmit”.

Në letër, Bin Laden pretendonte se orkestroi sulmet vdekjeprurëse në Qendrën Botërore të Tregtisë, ku u vranë afro 3000 amerikanë, sepse SHBA-ja “sulmoi Palestinën”.


Terroristi gjithashtu e përshkroi krijimin e Izraelit si një “krim që duhet fshirë”, raporton nypost.

Gazeta britanike, The Guardian, e cila kishte publikuar tekstin e plotë të letrës në vitin 2002, tërhoqi dje shkrimin, duke përmendur faktin se ajo po shpërndahej gjerësisht në mediat sociale pa kontekstin e plotë, “prandaj, ne kemi vendosur ta heqim atë dhe t’i drejtojmë lexuesit në artikullin e lajmeve që fillimisht e ka kontekstualizuar atë”.

Midis përdoruesve të TikTok që promovuan letrën ishte Lynette Adkins – ndikuese e mediave sociale e cila është profilizuar në Los Angeles Times, transmeton Telegrafi.

Në videon, e cila ka marrë afro 100 mijë pëlqime dhe më shumë se 5500 komente që kur u publikua të mërkurën, Adkins u tha ndjekësve të saj që të “ndalonin atë që po bëjnë tani dhe të shkoni të lexoni një ‘Letër për Amerikën’”.

Adkins vazhdoi me disa mesazhe të tjera, duke përfshirë një në të cilin ajo u sugjeroi ndjekësve tre filma pasi ta kenë lexuar “Letër për Amerikën” dhe një tjetër në të cilën reagoi ndaj “The Guardian” për heqjen e tekstit ndërsa deklaroi edhe se “Amerika po e humbet keq luftën e PR”.

Shumë nga përdoruesit e TikTok që promovonin letrën ishin gra.

Një e dytë tha se ajo “nuk do ta shikonte kurrë jetën njëlloj. Unë kurrë nuk do ta shikoj këtë vend njësoj. Ju lutem lexoni dhe nëse e keni lexuar, më tregoni nëse edhe ju jeni duke kaluar një krizë ekzistenciale pikërisht në këtë moment, sepse në 20 minutat e fundit, i gjithë këndvështrimi për të gjithë jetën që kam besuar dhe kam jetuar ka ndryshuar”, shkroi një shfrytëzuese e TikTok.

Një përdoruese tjetër e mediave sociale, video e të cilës u bë virale, tha se pasi lexova letrën, “më bëhet e qartë se veprimet e 11 shtatorit dhe ato akte të kryera kundër SHBA-së dhe popullit të saj ishin të gjitha vetëm për të ndërtuar qeverinë tonë në kurriz të kombeve të tjera”.

Diku tjetër, përdoruesi i TikTok @Raeyreads postoi tekstin e plotë të letrës së Bin Ladenit në llogarinë e saj në TikTok, ku ka marrë më shumë se 1 milion shikime.

“Është çmenduri që ne po mësojmë vetëm tani për këtë. Qeveria e SHBA-së beson me të vërtetë se ata janë të paprekshëm dhe nuk kanë mësuar kurrë nga e kaluara”, shkroi një përdorues në përgjigje.

Videot në mbështetje të Bin Ladenit u shfaqën vetëm disa ditë pasi The Post raportoi se disa ligjvënës republikanë kishin bërë sërish thirrje që TikTok të ndalohej për përhapjen e përmbajtjes që kritikët i konsideronin si anti-izraelite gjatë luftës së vazhdueshme të vendit me Hamasin.

Kritikët nga të dyja partitë politike kanë pretenduar se TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance me bazë në Pekin, është në mënyrë efektive një mjet i mbikëqyrjes dhe propagandës masive të Partisë Komuniste Kineze. TikTok ka mohuar në mënyrë të përsëritur këto pretendime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori