LAJMI I FUNDIT:

LETËR NGA BOTA TJETËR

LETËR NGA BOTA TJETËR

Poezi nga: Vjollca Bajraj

Mbrëmë pas kaq kohësh
Mora një letër nga ti
Një letër në zarf
Si ato që mi dërgoje dikur …
Kur dashuritë ishin platonike


“Vjollcë unë kam mbërri mirë
Shpresoj që je mirë
Ti, Luna e Leo
Të dua”

Nuk e di ku ke mbërri
Nuk the asgjë më shumë
Sa doja të përgjigjesha
Të të shaja pse nuk je lajmëruar …
Se je i pakujdesshëm
I le gjërat përgjysmë
Harron që dikush të pret
Gjithmonë humbë në botën tënde

Pastaj, të lehurat e qenve
Më zgjuan nga ëndrra