LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet nga lartësia me litarin elastik, derisa mbante në krahë të bijën dyvjeçare (Video)

Lëshohet nga lartësia me litarin elastik, derisa mbante në krahë të bijën dyvjeçare (Video)

Mohd Redha Rozlan e ka kapur në krahë të bijën dyvjeçare, për tu lëshuar me litarin elastik nga ura e lartë 60 metra, që ndodhet në pjesën perëndimore të Malajzisë.

Derisa babai kishte të gjitha pajisjet mbrojtëse, vogëlushja nuk ishte e lidhur dhe mund t’i rrëshqiste në çdo moment, transmeton Telegrafi.


Më poshtë mund të shihni momentin dramatike, kur ata bien së prapthi dhe luhaten, mbi shtratin e lumit me gurë të thepisur. Megjithëse gjithçka shkoi në rregull, babai është kritikuar ashpër prej shikuesve, si dhe nga njohës së të drejtave të fëmijëve.

“Ka mundur t’i thyhej qafa, apo t’i binte prej duarve. Ky aktivitet është për të rritur, fëmijëve mund t’ju shkaktoi çrregullim emocional”, ishte një prej reagimeve të shumta. /Telegrafi/