LAJMI I FUNDIT:

Lëshimi i satelitit kinez shkakton alarm në Tajvan

Lëshimi i satelitit kinez shkakton alarm në Tajvan

Autoritetet tajvaneze kanë dërguar një mesazh urgjent pas lëshimit të një sateliti kinez mbi hapësirën ajrore të ishullit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, alarmi përmes telefonit celular u dërgua të martën pasi media shtetërore kineze konfirmoi lëshimin e një sateliti shkencor.


Alarmi erdhi mes përgatitjeve në Tajvan për zgjedhjet javën e ardhshme.

Kina, e cila pretendon se ishulli është i veti, po vëzhgon nga afër dhe paralajmëron se rezultati mund të rrisë më tej tensionin në ngushticën e Tajvanit.

“Kina lëshoi [një] satelit që fluturoi mbi hapësirën ajrore jugore”, tha alarmi i dërguar në kinezisht. “Publikut, ju lutemi kini kujdes”.

Një version në gjuhën angleze e shpalli atë si një “lajmërim për sulm ajror” dhe paralajmëroi për “një fluturim rakete mbi hapësirën ajrore të Tajvanit”.

Xi i tha Bidenit se e ka në plan ta pushtojë Tajvanin - me çdo mjet të nevojshëm
Lexo po ashtu Xi i tha Bidenit se e ka në plan ta pushtojë Tajvanin - me çdo mjet të nevojshëm

Megjithatë, ministria e mbrojtjes më vonë kërkoi falje për gabimin, duke thënë se mesazhi i paracaktuar në anglisht nuk ishte përditësuar.

Alarmi erdhi ndërsa ministri i Jashtëm, Joseph Wu po mbante një konferencë shtypi në Taipei përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të shtunën.

Ai siguroi të pranishmit se alarmi ishte për një satelit.

Ndërkohë agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua tha se Kina kishte lëshuar “një satelit të ri astronomik” të quajtur Sonda Einstein nga provinca jugperëndimore e Sichuan.

Sateliti do të përdoret për të bërë vëzhgime të tilla si “fenomene kalimtare misterioze në univers”.

Kina ka pasur një prani pothuajse të përditshme ushtarake rreth Tajvanit në prag të zgjedhjeve.

Kandidati kryesor Lai Ching-te, nënpresidenti aktual i Tajvanit, ka akuzuar Pekinin për përdorimin e “të gjitha mjeteve” për të ndikuar në votim.

Në anën tjetër, Kina i ka përshkruar zgjedhjet si një zgjedhje midis luftës dhe paqes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori