LAJMI I FUNDIT:

Leshi i ricikluar dhe materialet natyrale në koleksionin e ri Mango

Leshi i ricikluar dhe materialet natyrale në koleksionin e ri Mango

Për koleksionin e vet të ri Mango inspirimin e ka gjetur në qetësinë të cilën synojmë, me dëshirën që të shmangemi nga kaosi dhe rutina e përditshme.

Për herë të parë vjet, Mango ka prezantuar koleksionin e rrobave të dizajnuara, duke përdorur materiale të ricikluara të punuara nga penjtë e qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.


Supermodelja Saskia de Brauw është fytyrë mbrojtëse e fushatës së re të xhiruar në parkun Aiguas Tortas.

Krahas karrierës në industrinë e modës, Saskia është artiste e cila inspirimin e gjen në elementet grafike dhe në fotografi. Në fokus të punimeve të saj është koncepti i hapësirës dhe i kohës, si edhe simbolet e ndryshme të qyteteve.

Observimet e veta Saskia i prezanton nëpërmjet artit, duke treguar objektet e ripërtërira në lokacione të ndryshme, me çka pasqyron vizionin e vet mbi thjeshtësinë.

Pjesët e veshjeve të këtij koleksioni janë inspiruar me bukurinë minimaliste.

Materialet natyrore, leshi, viskoza e ricikluar dhe penjtë biozbërthyes siç është Tenceli ngjyrë i bardhë, i gështenjtë dhe vjollcë janë baza e pjesëve të veshjeve të prezantuara në koleksionin e ri.

Krahas fushatës Committed, Mango ndërmerr edhe iniciativa të tjera kur është fjala për qëndrueshmërinë në industrinë e modës.

Ide udhëheqëse e brendit është që të shtohet përqindja e penjve të qëndrueshëm, të cilat i përdor në prodhimin e rrobave, madje për 50% të pambukut të qëndrueshëm deri në vitin 2022.

Gjithashtu Mango punon në projektin e vet ‘ Second chances’ për riciklimin e rrobave dhe këpucëve (52% të gardërobës së grumbulluar drejt riciklimit lokal, 10% drejt përdorimit të serishëm ndërkombëtar, 20% drejt përdorimit të serishëm kreativ dhe 18% drejt përmirësimit të energjisë). /Telegrafi/