Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore gjatë patrullimit kanë vërejtur dy automjete me dy të dyshuar të cilët kur kishin vërejtur policinë kishin ikur në drejtim të Serbisë, ndërsa gjatë kontrollit të veturave janë gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro si dhe një radiolidhje.

Rasti ka ndodhur të premten në Leposaviq, në ora 18:00.


“Njësia policore gjatë patrullimit kanë vërejtur dy automjete me dy të dyshuar të cilët kur kishin vërejtur policinë kishin ikur në drejtim të Serbisë. Gjatë kontrollit të veturave janë gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro si dhe një radiolidhje”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit dy automjetet sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për hetime të mëtutjeshme. /Telegrafi/