Një leopard shumë i rrallë me ngjyrë të zezë është parë në një park në Indi, derisa po tentonte të kapte drerin, dhe kalimtari i rastit ka shfrytëzuar rastin t’i shkrep disa fotografi – duke rrezikuar jetën duke qëndruar pak metra larg tij.

Fotografi Anurag Gawande iu afruar leopardit në parkun nacional Tadoba, në pjesën perëndimore të shtetit indian Maharashtra, transmeton Telegrafi.


24-vjeçari ka pranuar se ishte vetëm pak metra larg leopardit i cili po priste të kapte drerin që po vraponte jo larg tij.

Leopardët e zinj ndryshe njihen si panterat e zeza. Ngjyra e tyre varion nga gjatësia e qimeve. Vetëm 11 për qind e leopardëve kanë pigment unik – që i bën ata shumë të rrallë. /Telegrafi/

1 11

2 6

3 4

4 6

5 5